“Atëherë duhet ta lemë fare”, -shprehet një qytetar, ndërsa një tjetër thotë se rakia është e pakontrolluar se të ishte e kontrolluar nuk sëmureshin njerëzit. Të vetëdijshëm se po pinë helm, qytetarët i dinë rreziqet. Të pyetur nga News 24 secili ka teorinë e tij si të dallojnë rakinë cilësore nga ajo e pakontrolluar. Besojnë se është pa hile kur e shikojnë vetë të dalë nga kazani, ndërsa shtojnë se lokalet abuzojnë.

“Ne e kemi ditur këtë pune, me mirë njohim rakinë sesa njohim njerëzit, në vend e dallojmë cilësinë me erë, se rakia pihet me hundë nuk pihet me gojë, ta dish mirë. Me ‘ok’ e kam pirë, tani mund të pi katër ose pesë gota. Është raki e keqe nëpër lokale, në lokale, i fusin sheqer. E rrezikshme tani kam një muaj e ca e kam lënë, po bëj pushim nga rakia, se e kam pirë shumë”, -shprehet një qytetar për News 24 teksa pushon tek sheshi “Shtarus” në kryeqytet.

Nga ana tjetër një qytetar shprehet se; “Unë kam 50 vjet që e pi dhe i kam shëtitur të gjithë klubet e Tiranës. Në këto vende nuk ka fare kontroll fare. Në ato klube vete njeri të marri ndonjë gotë e ta çojë për analiza në laborator. Rakia 300 lek është, ta shet ajo tek klubi 50 lekë gotën”.

Në studim u morën 30 monstra nga rakia shqiptare të prodhuar nga jugu ne veri nëpër lokale, restorante dhe nga prodhuesit artizanal nëpër shtëpitë e tyre. Po ashtu u zbulua se plumbi është i pranishëm në 60% të mostrave prej të cilave 33% kishin një përqendrim mbi limitin e lejuar.

Ndërkohë, te rakia u gjet edhe prani e metaleve si alumin, bakri, hekuri, mangani, plumbi dhe zinku. Ndërsa në 63.3% te rasteve kishte përqendrim të etanolit në masën 40% prania e plumbit dhe bakrit tejkaluan vlerën e tyre kufi prej 2.0 dhe 0.2 mg për litër deri në 90% të mostrave të marra, aq sa paraqesin rrezik potencial për shëndetin publik. Studimi është një alarm për instancat e shëndetit publik për rrezikun që sjell konsumimi i rakinë në Shqipëri. Rruga se si ky apo të tjerë metale kanë hyrë në pije mbeten për t’u studiuar pasi kjo është një tjetër pyetje kërkimore.