BallinaSocialeVotojnë kolegët, Fatime (Skana) Çera shpallet "Mësuesja e Viti" në shkollën "Ahmet...

Votojnë kolegët, Fatime (Skana) Çera shpallet “Mësuesja e Viti” në shkollën “Ahmet Zogu”

Ka nje jetë në arsim si mësuese! E ka nisur në fshatin Lashkizë të komunës Zall Dardhë të Dibrës dhe po e perfundon në Bathore të Kamzës, rrethit Tiranë. Ne nje votim mes kolekesh rezultoi qe Fatime (Skana) te shpallet mesuesja e vitit. 

Mesuese Fatimja ka dhënë më të mirën nga vetja në edukimin dhe arsimimin e brezave në bangat e shkollës duke lënë mbresa dhe kujtime të mira jo vetëm për qindra e qindra fëmijë që kanë mundur të kalojnë nga duart e saj nga Dibra në Kamëz, por ka lënë përshtypjet pozitive për qytetarinë që ka rrezatuar, artin e komunikimit, si një mësuese e aftë profesionalisht, e cila veç dëshirës për të dhënë sa më shumë për nxënësit në të nxënit të dijes, i ka parë edhe me syrin e nënës. Ka spikatur dhe si qytetare model në raport me kolegët dhe koleget në 40 vite në sistemin arsimor. Quhet Fatime (Skana) Çera e cila këtë vit del në pension duke mbartur mbi supe kontributin e saj për 4 dekada në arsim. Kjo ka bërë që kolektivi i shkollës 9-vjeçare “Ahmet Zogu”, Bathore Kamëz Bathore më 7 shkurt 2023 t’i çonte një letër suprizë për t’i shprehur mirënjohjen për atë çfarë ka dhënë si dhe nga votimi i brendshem mes kolegesh eshte shpallur Mesuesja e Vitit!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular