BallinaKronikeDETAJET/Atentati në Tirane u realizua nga 2 persona me motoçikletë, 10-vjeçarja e...

DETAJET/Atentati në Tirane u realizua nga 2 persona me motoçikletë, 10-vjeçarja e plagosur është mbesa e viktimës

Të tjera detaje kanë dalë lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në zonën e Don Boskos në Tiranë, ku mbeti e vdekur një grua dhe u plagosën 5 persona të tjerë.

Sipas burimeve te startnews, bëhet me dije se 10-vjeçarja që mbeti e plagosur në atentatin me breshëri plumbash, është mbesa e viktimës, Mimoza Paja.

E mitura ka qenë brenda lokalit në momentin që ndodhi ngjarja e rëndë, por për fat të mirë ka arritur të shpëtojë.

Ndërkohë bëhet me dije gjithashtu se atentati u realizua nga dy persona që lëviznin me motoçikletë, të cilët kanë hapur zjarr me breshëri kallashnikovi.

Kujtojmë se pronari i lokalit, i cili ishte edhe objektivi i sulmit, Fation Murati, ka qenë mik i Endrit Dokles, me të cilin edhe ishte kur u arrestua në tetor të vitit të kaluar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular