BallinaBotaMike Pence kritikon ashpër ish-presidentin Donald Trump: Gaboi rëndë, më 6 janar...

Mike Pence kritikon ashpër ish-presidentin Donald Trump: Gaboi rëndë, më 6 janar rrezikoi edhe familjen time

Ish-Nënpresidenti Mike Pence kritikoi ashpër ish-Presidentin Donald Trump për rolin e tij në sulmin ndaj Kapitolit e në 6 janar të vitit 2020.

Kritikat thellojnë përçarjen mes tyre, ndërsa përgatiten për të siguruar kandidimin nga Partia Republikane për në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

“Presidenti Trump gaboi”, tha në fjalën e tij gjatë një darke me politikanë dhe gazetarë. “Unë nuk kisha asnjë të drejtë të përmbysja zgjedhjet. Fjalët e tij të pamatura rrezikuan familjen time dhe këdo që ishte në Kapitol atë ditë. Unë e di se historia do të mbajë përgjegjës Donald Trump-in”, tha zoti Pence.

Kjo ishte deklarata më e ashpër e zotit Pence, i cili shpesh i është shmangur përballjes me ish shefin e tij. Zoti Trump e ka shpallur tashmë kandidimin për President të Shteteve të Bashkuara. Zoti Pence nuk e ka bërë ende një gjë të tillë, por po përgatit terrenin për kandidim.

Përpara 6 janarit, zoti Trump i bëri trysni zotit Pence të përmbyste fitoren në zgjedhje të Presidentit Joe Biden, i cili kryesonte në rezultatet e certifikuara zgjedhore. Zoti Pence refuzoi ta bënte një gjë të tillë dhe gjatë sulmit në Kapitol, u dëgjuan thirrje të tilla si “varni Mike Pence-in”.

Në raportin final të komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve thuhet se Presidenti i Shteteve të Bashkuara nxiti turmën kundër nënpresidentit të tij./VOA

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular