Një makinë është përfshirë nga flakët sot pasdite në qytetin e Laçit, e për pasojë ka pësuar djegie drejtuesi i saj.
Sipas policisë, shtetasi me iniciale A.L. është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë ku po merr ndihmë mjekësore. Shkak i zjarrit dyshohet të jetë bërë një defekt teknik në makinën tip “Ford Focus”.
Njoftimi i policisë:
Në Sanxhak, si pasojë e një defekti teknik, ka marrë flakë në ecje automjeti tip Ford Focus, me drejtues shtetasin A. L. i cili për pasojë ka marrë lëndime fizike dhe është transportuar në Spitalin e Traumes Tiranë për ndihmën e nevojshme mjekësore, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.