BallinaKronikePërfshihet nga flakët një makinë, drejtuesi i mjetit dërgohet në Spitalin e...

Përfshihet nga flakët një makinë, drejtuesi i mjetit dërgohet në Spitalin e Traumës! Çfarë thotë policia

Një makinë është përfshirë nga flakët sot pasdite në qytetin e Laçit, e për pasojë ka pësuar djegie drejtuesi i saj.

Sipas policisë, shtetasi me iniciale A.L. është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë ku po merr ndihmë mjekësore. Shkak i zjarrit dyshohet të jetë bërë një defekt teknik në makinën tip “Ford Focus”.

Njoftimi i policisë:

Në Sanxhak, si pasojë e një defekti teknik, ka marrë flakë në ecje automjeti tip Ford Focus, me drejtues shtetasin A. L. i cili për pasojë ka marrë lëndime fizike dhe është transportuar në Spitalin e Traumes Tiranë për ndihmën  e nevojshme mjekësore, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular