BallinaPolitikeZgjedhjet lokale/Duka: Mbështesim kandidatët e “Primareve” aty ku kemi fuqi! Berisha më...

Zgjedhjet lokale/Duka: Mbështesim kandidatët e “Primareve” aty ku kemi fuqi! Berisha më pyeti për…

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka shprehet se partia e tij do të mbështesë kandidatët e “Primareve” për zgjedhjet lokale vetëm në ato bashki që ka një peshë elektorale.Në emisionin “Frontline”, Duka tha se PAA nuk e ka atë fuqi politike sa t’i “hapë apo t’i mbyllë” derën ish-kryeministrit Sali Berisha.

Por, shtoi Duka, fokusi i PAA-së është të hyjë në zgjedhje me logon e saj për të provuar veten, pasi në të kundërt, nëse i bashkohet koalicionit opozitar, rrezikon që të venitet si forcë politike.

Duka: Nuk kam fuqi as t’ja hap e as t’ja mbyll derën Berishës. Berisha e Rama janë njerëz të mëdhenj në politikë dhe nuk kanë ngelur për derën tonë. Ne nga 2015 deri sot nuk kemi kandiduar nën siglën e PAA. Një herë hymë në koalicion me PD, një herë nuk hymë dhe në 2021 hymë në një koalicion me një sigël të vogël.

Nuk kemi provuar veten, nëse vijojmë dhe mbulojmë siglën tonë nën emrin e një koalicioni, do vijojë e njëjta situatë dhe venitet anëtarësia e këtyre partive. Kjo ka ndodhur edhe me ne. Pasi hymë në këto sigla pati një largim. Në këtë lloj procesi ne nisim të rifeskojmë ose ndërtojmë aty ku janë shuar strukturat.

Kemi 1 vit e gjysmë që po punojmë. Berisha më pyeti për qëndrimin tonë dhe i thash se kur kemi fuqi do mbështesim kandidatin e primareve, ku nuk kemi fuqi nuk do ta bëjmë. Aty ku kemi fuqi do ndikojmë që të ndihmojmë kandidatët e Primareve, në Durrës psh fuqia është e konsiderueshme, shkon në 2 apo 3 mijë vota që mund të jenë edhe determinante. Duhet të ribëjmë strukturat. Mirë do ishte që sa më shumë parti të ishin në koalicion aq më tepër parti parlamentare.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular