BallinaKronikeU thirr në SPAK/Ndaj kryebashkiakut socialist Artur Bushi ka 7 kallëzime, pë...

U thirr në SPAK/Ndaj kryebashkiakut socialist Artur Bushi ka 7 kallëzime, pë 3 prej tyre është regjistruar procedim

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me thirrjen në SPAK të kryebashkiakut të Krujës, Artur Bushi. Ndaj Bushit rezulton se janë bërë 7 kallëzime.

Për 3 materiale kallëzuese është regjistruar procedim penal. Për 2 të tjera është vlerësuar të dërgohen për kompetencë në Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore.

Ndërsa për 2 materiale kallëzuese është vendosur mosfillim procedimi.

Për një procedim penal është vendosur të dërgohet në Gjykatë me kërkesë për pushim (pa persona të regjistruar në regjistrin e procedimeve penale).

Ndërkohë 2 procedime penale janë në fazën e hetimit dhe emri i shtetasit Artur Bushi, deri në këtë faze të hetimit, nuk është i regjistruar në regjistrin e procedimeve penale.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular