BallinaKryesoreÇerekfinalet e Champions, UEFA cakton datat e sfidave. Mësoni kur luajnë skuadrat

Çerekfinalet e Champions, UEFA cakton datat e sfidave. Mësoni kur luajnë skuadrat

Ndeshjet e çerekfinaleve të Ligës ë Kampioneve do të dhurojnë një spektakël të garantuar. Ka përballje shumë interesante në të 8 sfidat dhe do të jetë shumë e vështirë që të përcaktohen se cilat janë 4 skuadrat që do të vazhdojnë më tej në turne.
UEFA ka bërë të ditur pak orë pas shortit edhe kalendarin e ndeshjeve të cilat si zakonisht do të ndahen në dy ditë, të martën dhe mërkurën. Sfidat e para do të luhen me datat 11-12 prill dhe ndeshjet e kthimit më datat 18-19 prill.

UEFA ka ndarë në ditë të ndryshme ekipet milanezë, duke ditur interesimin e madh që ka për dy skuadrat të cilat në fakt mund ta shohin njëra-tjetrën si kundërshtare në gjysmëfinalet e turneut.

NDESHJET E PARA
E martë, 11 prill
Benfika-Inter
Mançester Siti-Bajern Mynih
E mërkurë, 12 prill
Real Madrid-Çelsi
Milan-Napoli

NDESHJET E KTHIMIT
E martë, 18 prill
Çelsi-Real Madrid
Napoli-Milan
E mërkurë, 19 prill
Inter-Benfika
Bajern Mynih-Mançester Siti

*Të gjitha ndeshjet luhen në orën 21:00.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular