BallinaKronikeGruaja në Tiranë hedh qenin nga kati i gjashtë i pallatit, policia:...

Gruaja në Tiranë hedh qenin nga kati i gjashtë i pallatit, policia: Kemi nisur hetimet. Rasti është referuar në Prokurori për akuzën…

Një video e publikuar në rrjetet sociale ku shfaqet një grua duke hedhur një qen nga kati i gjashtë i pallatit, ka vënë në lëvizje policinë.

Me anë një njoftimi për shtyp, uniformat blu bëjnë me dije se menjëherë pas publikimit të pamjeve filmike kanë nisur hetimet për rastin në fjalë. Materialet hetimore në lidhje me këtë çështje janë referuar në Prokurori, për veprën penale “Vrasja me dashje e kafshës së shoqërimit”.

Njoftimi i policisë

Në lidhje me një video të postuar në portale, në të cilën shfaqet një shtetase duke keqtrajtuar një kafshë (qen), ju sqarojmë se:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas publikimit të pamjeve filmike, menjëherë kanë filluar hetimet për rastin në fjalë, sipas të gjitha dispozitave të parashikuara në Kodin Penal, dhe në përfundim të veprimeve kanë referuar materialet në Prokurori, për veprën penale “Vrasja me dashje e kafshës së shoqërimit”.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë të gjitha rastet e paligjshmërive dhe i fton sërish ata që të denoncojnë në numrin 112.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular