BallinaPolitike“Ka pasur edhe diskutime të ‘fshehta’ për bashkëpunim”/ Deputeti i PD: S’ka...

“Ka pasur edhe diskutime të ‘fshehta’ për bashkëpunim”/ Deputeti i PD: S’ka vullnet nga pala e Berishës! Opozita duhet të dalë me 1 kandidat, përndryshe i shërbejmë Ramës

Deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Gështenja ka deklaruar se grupimi i Enkelejd Alibeajt ka bërë tentativa të vazhdueshme për të gjetur një zgjidhje brenda forcës politike për t’u bashkuar për zgjedhjet vendore.

Në një intervistë për “Panorama TV”, Gështenja deklaroi se nga ana e grupimit të Berishës nuk ka pasur vullnet për t’u bashkuar.

Sipas deputetit demokrat, opozita duhet të dalë me një kandidat në zgjedhje, në të kundërt çdo zhvillim tjetër i shërben kryeministrit Edi Rama.

Gështenja: Duhet të heqim dorë nga emërtimi i grupimeve. Fakt është se pas datës 3 mars, është vendosur që PD-ja të jetë ky grupimi ku unë bëj pjesë. PD është kjo, s’mund të themi se është grupimi. Kemi një vendim gjykate që ka rrëzuar vendimin e parë, e ka rikthyer çështjen. PD është kjo që është.

Unë kurrësesi s’kam kuptuar se pse kryekomisioneri, duhej të bënte këtë ushtrim kaq të bezdisshëm. Duhet të përfaqësonte KQZ-në, institucionin Kushtetues. Kryekomisioneri nuk kishte asnjë arsye të mos e regjistronte. Sot jemi përpara një fakti. PD ndoqi të gjitha procedurat ligjore.

Pyetje: Do shkoni me kandidatët tuaj?

Gështenja: Personalisht, bashkë me kolegët, ne kemi diskutuar dhe kemi thënë se do regjistrohemi në zgjedhje. Për kandidatët apo jo, ne kemi bërë përpjekje dhe vazhdojmë të bëjmë përpjekje, jemi të gatshëm për të bashkëpunuar me palët e tjera, në mënyrë që të dalim me një kandidat. Kjo do ishte sukses për të gjithë opozitën që të fitonim zgjedhjet vendore. Të gjitha alternativat e tjera, do ishte në shërbim të Edi Ramës. PD duhet të futet në zgjedhjet vendore. Jo vetëm PD, po e gjithë

Pyetje: Do keni alternativën tuaj?

Gështenja: Kemi pasur propozime konkrete për të gjetur zgjidhjen. Nuk mund të vazhdohet në këtë lloj mënuyre. Le të kemi shpresë edhe për minutat shtesë. Mund të gjendet një zgjidhje në shërbim të qytetarëve dhe demokratëve. Çdo alternativë tjetër.

Ka më shumë se 6 muaj që grupi i PD-së ka bërë përpjekje maksimale për bashkëpunim. Autorizuam Gazment Bardhin për të gjetur mënyrën e bashkëpunimit. Edhe sot që ne flasim. Janë bërë edhe përpjekje “underground” për të gjetur zgjidhje. Nëse do kishte vullnet nga pala tjetër. Nuk kemi propozim konkret se si e mendojnë pjesa tjetër e opozitës për të dalë me një kandidat.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular