BallinaLifestyleMirë se vini në mbretërinë e Alba Ruços, vajzës së talentuar që...

Mirë se vini në mbretërinë e Alba Ruços, vajzës së talentuar që disenjon bizhuteri unike

Alba Ruço është gjemologia e vetme në Shqipëri që ka fatin të jetojë e të punojë brenda një bote që të tjerët as që e përfytyrojnë, por vetëm kanë zili anën mistike të saj, atë të bizhuterive të njohura e me vlerë. Ajo është lindur dhe rritur në një ambient familjar ku e bukura e bizhuve ka qenë kryefjala, ndërkohë që sot njihet dhe si disenjatorja e parë që sjell koleksione të vazhdueshme të bizhuve unike. Në një intervistë për Living ajo rrëfen rreth kësaj pune kolosale, që nga përzgjedhja e gurëve e deri te disajni i koleksioneve.

Alba, pse i duam kaq bizhutë?

Bizhutë janë një aksesor plotësues stili, i cili transmeton mesazhe. Është një formë arti në miniaturë, që mund të vishet sipas rastit. Edhe kur vendosen pak apo shumë bizhuteri, apo mënyra sesi vendosen, sërish ato shprehin personalitetin e vetes. Ato përfaqësojnë një kujtim lumturie, shprehin një anë të individualitetit tonë, të asaj që besojmë e shprehur në artifakte unike.

Sot çfarë vlere ka një bizhu?

Sot bizhuteria na flet për ndryshimet radikale që ka pësuar bota, për zhvillimin e teknologjisë, për modën dhe kreativitetin, për artin e trashëgiminë moderne, na flet sesi estetika vërtetohet në detajet më të vogla që rriten me ne me kalimin e kohës.

Si nis procesi i disenjos të një bizhuje? Jemi kuriozë të dimë procesin që nga ideja e deri te krijimi?

Procesi nis me një frymëzim me një temë të caktuar, e cila shpesh na lidh me elemente të natyrës, që mund të jenë edhe forma abstrakte gjeometrike të frymëzuara nga rryma te ndryshme artistike. Pasi vendoset tema, krijohen elementët vizualë që duam t’i përfshijmë në koleksion.

Mirë se vini në mbretërinë e Alba Ruços, vajzës

Mirë se vini në mbretërinë e Alba Ruços, vajzës

Më pas krijohen format pasi janë vendosur simbolet e koleksionit. Nga përvoja marrim parasysh edhe preferencat e klientëve, të cilët e vlerësojnë artin tonë dhe kërkesat e tyre ndër vite. Nga momenti i skicave deri në realizim janë një sërë procesesh teknike, që fatmirësisht në Argjendari “Pirro” ndodhin në atelie. Kjo na mundëson një bashkëpunim më produktiv për çështjet teknike.

Mirë se vini në mbretërinë e Alba Ruços, vajzës

 Çfarë kuptimesh të ndryshme kanë materialet kur mbahen nga njerëzit?

Nga kohët e lashta kemi trashëguar një lloj ‘besëtytnie’ për materialet e bizhuterive, në mbajtjen e tyre të përditshme ose në raste. Shpesh është e lidhur edhe me besime fetare ose trashëgimi familjare ndër breza. Pra, nëse paraardhësit kanë lënë një kulturë për floririn, pasardhësit ndikohen dhe vazhdojnë traditën, sidomos për bizhuteritë më të rëndësishme si ato martesoret, etj. Ndërkohë në shume fe ka disa rregulla të tjera shpesh edhe të pashkruara për përdorimin specifik për shembull të argjendit apo të gurëve në raste të veçanta.

Si e vendos çfarë materiali të përzgjedhësh për një bizhu specifike?

Ndarja e parë që bëhet është a do të jetë me bazë metali apo jo? Nëse po, në metal të çmuar kur bizhuteria quhet e çmuar (si argjend, ar, platin, palladium, rodium) apo gjysmë të çmuar si bakër, nikel, titan, bronz etj, ku bizhuteria quhet bizhu në zhargonin tonë. Përzgjedhja shpesh diktohet nga faktori i trashëguar kulturor, nga statusi shoqëror, rëndësia e bizhuterisë dhe nga mundësia ekonomike për të investuar në të. Shpesh është edhe çështje mendësie, sepse jo të gjithë i çmojnë bizhuteritë dhe as i vendosin.

Mirë se vini në mbretërinë e Alba Ruços, vajzës

Çfarë energjish mbartin ato?

Çdo material përkthehet në një energji për atë që e mban, kjo është e lidhur me konceptime tonat që diçka na jep energji pozitive apo jo. Është shkencërisht e provuar që materiale të ndryshme shpeshherë të lidhura edhe me ngjyrat na japin ndjesi të ndryshme kur i vendosim në trup, por kjo ndryshon nga një njeri në tjetrin. Që në kohet e lashta është besuar se argjendi, bakri dhe bronzi janë përdorur për cilësitë e tyre kuruese, mbrojtëse dhe për të përçuar energji. Kur metali bie në kontakt me lëkurën përçon energji magnetiko-elektrike në trupin tonë. Ndërsa bizhuteritë e arit besohen që në lashtësi se rregullon qarkullimin e gjakut dhe të oksigjenit në trup, përveçse na jep energji pozitive. Gurët pastaj janë një botë me vete me energji nga më të ndryshmet, që na përkasin sipas astrologjisë, muajve të lindjes, chakra-ve, dhe një sërë besimeve që burojnë gjithmonë nga lashtësia.

Po ti Alba çfarë materialesh pëlqen më shumë?

Ari i verdhë me tekstura mat imperfekte, asimetrike dhe forma organike. Koleksione të rralla, jo komerciale e jo me shkëlqim. Pra, unë do e kategorizoja veten në materialet e çmuara, por vepra arti me shenjat e artistit dhe më tej të përdorimit duke u shndërruar në bizhu vintage. marr nga living.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular