BallinaKryesoreKAS e regjistroi PD në zgjedhjet e 14 majit, dega Britani e...

KAS e regjistroi PD në zgjedhjet e 14 majit, dega Britani e Madhe: Eshtë partnere strategjike e Britanisë. Ambasadori Alastair King-Smith mik i shqiptarëve

DEKLARATE E DEGES SE PARTISE DEMOKRATIKE NE BRITANI
………………………………………….
Dega e Partise Demokratike ne Britani pershendet vendimin e detyruar ligjor te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve per te shuar cdo medyshje per pjesmarrjen e Partise Demokratike ne zgjedhjet lokale qe do te mbahen ne Shqiperi me daten 14 Maj 2023.
Cdo perpjekje per te minuar rrugetimin e Partise Demokratike drejt ndryshimit dhe garantimit te nje te ardhmje demokratike dhe Europiane te Shqiperise, ne miqesi te perjetshme me Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe Britanine e Madhe eshte mjerane dhe e destinuar te deshtoje.
Partia Demokratike eshte nje entitet ligjor, politik qeverises dhe shtetformues dhe padyshim ka institucionet e simbolet e saja legjitime te njohura dhe respektuara boterisht, perfshi edhe ne Britani te Madhe.
Ne momentet me te veshtira ne historine e kombit tone kane qene SHBA dhe Britania e Madhe qe kane mbrojtur dhe garantuar me force integritetin, lirine dhe dinjitetit e neperkembur te kombit tone.
Politika e jashtme e Britanise se Madhe eshte konseguente e ajo hartohet nga qeveria Britanike me kenaqesine e Shkelqesise se tij Mbretit Charles III. Ajo vihet ne zbatim nepermjet perfaqesuesit me te larte ne Shqiperi, Shkelqesise se tij Ambasadorit fuqiplote.
Komuniteti shqiptar ne Britani eshte thellesisht mirenjohes popullit dhe qeverive Britanike, pamvaresisht se ciles parti i perkasin per mikpritjen dhe bujarine qe kane treguar per mijera shqiptarë nga Shqiperia e Kosova qe kane mberritur ketu qe nga lufta e Kosoves, duke na trajtuar si te barabarte mes te barabarteve dhe duke na bere te ndjehemi krenar qe jemi qytetar Shqiptaro- Britanikë.
Shqiptaret e ndershem dhe te punes ja dine per nder vemendjen qe Britania i ka kushtuar Shqiperise ne 32 vite qe nga renia e komunizmit dhe patjeter komuniteti shqiptar vlereson dhe falenderon Britanine per mirepritjen e mbi 100,000 shqiptarëve ne 25 vitet e fundit.
Njekohesisht, vleresojme edhe qendrimin qe ka mbajtur qeveria Britanike per te luftuar krimin dhe korrupsionin e veshur me petkun e politikes ne Shqiperi, ne te njejten linje me partnerin e perbashket strategjik, Shtetet e Bashkuara te Amerikes.
Cdo perpjekje per te denigruar rolin e pazevendesueshem te Britanise ne proceset e meparshme dhe te sotme demokratike ne Shqiperi dhe sidomos perfaqesuesit te drejtperdrejte dhe fuqiplote ne Shqiperi, Ambasades Britanike dhe Ambasadorit te nderuar z. Alastair King-Smith, pikerisht kur ato i drejtohen komunitetit shqiptar ne Britani jane te papranueshme dhe te paperfillshme.
Eshte jo vetem kodi i nderit dhe respektit qe ka shqiptari per mikun, porse duhet te jemi te bindur se qendrimet e UK jane ne te mire te Shqiperise dhe shqiptareve persa kohe qe mungesa e demokracise, korrupsioni dhe krimi jane armiqte me te eger te gjithe qytetarëve shqiptarë qe pengojne te ardhmen dhe shuajne cdo shprese per nje shtet ku mbisundon ligji dhe drejtesia.
Partia Demokratike eshte dhe do mbetet partner dhe aleati i vetem historik dhe strategjik i Britanise, sot dhe ne te ardhmen dhe dega e saj ne Britani mbeshtet fuqishem perpjekjet per ndarjen njehere e pergjithmone nga e kaluara dhe garantimi i standarteve me te mira demokratike, nje interes drejtperdrejt i diaspores shqiptare ne Britani por edhe ne gjithe boten.
Vetem me perpjekje të perbashketa dhe te pandalura te shqiptarëve te ndershem, atdheu yne, toka e te parëve tanë do te gjeje forcen brenda vetes per tu ringritur, per Shqiperine per kombin, per te ardhmen.
Cdo alternative tjeter ka vetem nje destination, ate te shuarjes e shkaterrimit te truallit tone, nder me te vjetrit ne Europe.
SE BASHKU DO JA DALIM. SHQIPERIA DO TE NDRICOJE PERSERI
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular