BallinaAktualitetLETRA/Zenel Hoxha, themelues i Komunitetit Shqiptar në Britani i shkruan kryeministrit Sunak:...

LETRA/Zenel Hoxha, themelues i Komunitetit Shqiptar në Britani i shkruan kryeministrit Sunak: Rikonsideroni legjislacionin e propozuar për emigrantët

Shkëlqesisë së Tij Rishi Sunak
Kryeministër i Britanisë së Madhe
10 Dowing Street
London
SW1A 2AA
17 mars 2023
I nderuar zoti Kryeministër:

Po ju shkruaj, si një antar i komunitetit të nderuar Shqiptaro – Britanik, për të shprehur shqetësimin tonë të madh për ligjet mbi emigracionin, si edhe retorika problematike e debatit të emigracionit ku në fokus janë vendosur shqiptarët.
Sigurisht që ne e mbështesim qëllimin e deklaruar nga qeveria për të de-kurajuar azilëkërkuesit që mendojnë të kalojnë ilegalisht ngushticën e lamansh, hap që njëkohësisht parandalon edhe përdorimin e tyre për përfitime nga trafikuesit. E megjithatë, ne jemi shumë të shqetësuar nga fakti që legjislacion i ri paraqet mungesën e drejtësisë dhe vlerësimit në baza individuale, parime themeltare të emigracionit. Sikurse edhe shumë organizata të tjera që mbrojnë të drejtat e njeriut e kanë bër publike shqetësimin e tyre, goditja ndaj emigracionit të paligjshem nuk mund dhe nuk duhet të përdoret për të krijuar ligje të cilat shkelin të drejtat themeltare të njeriut. Kjo gjithashtu bie ndesh me vlerat dhe parimet Britanike.
Ne ripërsërisim shqetësimin e Komisjonerit të Lart për Refugjatët pranë Kombeve të Bashkuara, që theksojë se legjislacioni i ri do të jetë “shkelje e qartë” e Konventës për Refugjatët e vitit 1951 e cila parashtron rregullat e qarta për garantimin dhe mbështetjen e refugjatëve. Vetë fakti që drejtues të lartë të qeverisë, si Ministre e Puneve te Mbrendshme Suella Braveman, drejt për drejt pranon se Ligji për Emigracionin e Paligjshëm mund të jetë në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare dhe rrjedhimisht do të këtë çëshje ndaj qeverisë në gjykata ndërkombëtare, duhet tju ndërgjegjësojë për të bërë hap mbrapsht dhe të merrni në rikonsideratë qëndrimin e qeverisë.
Ndërkohë që masat urgjente mund të plotësojnë dëshirat e disa segmenteve të Partisë Konservatore apo votues, çështja e emigracionit të paligjshëm është shumë më e ndërlikuar. Ndërkohë që trafikuesit duhet të identifikohen dhe ndiqen penalisht me forcën e ligjit, e megjithate, kërkohet një politikë më e gjithëanshme që të adresojë emigracionin e paligjshëm në tërësi. Në vend se të miratoni një masë- që supozohet të zgjidhi të gjithë problemet, është e rëndësishme të vlerësoni elementet dhe faktet që kanë kontribuar në rritjen e emigracionit të paligjshëm- në mënyrë që hapat që do merrni të jenë efikas.
Në rastin e emigranteve nga Shqipëria, për shembull, ne kemi sygjeruar një përafrim shumë më konstruktive. Zgjidhja e çështjes së emigracionit nga Shqipëria, ju kemi sjellur në vëmendjen tuaj adresimin e burimit të problemit. Duke marrë parasysh natyren ekonomike të emigrimit nga Shqipëria, programe qpftë këto edhe të shkurtra zhvillimi për zonën e veri lindjes të vendit, nga vijnë edhe shumica e emigrantëve ilegal, do të ishte shumë më me efikasitet për koston e investuar se sa shumë prej kostove që rrjedhin nga implementimi i politikave tuaja të deri tanishme.
Këto masa do prodhojnë jo vetëm rezultate më të mira, por njëkohësisht janë shumë më në linj me vlerat e shoqërisë Britanike. Retorikat me theksin shqiptarët fatkeqësisht kanë degraduar, duke nxitur sjellje agresive dhe akuza përçmuse që kanë prekur dhe dëmtuar gjithë komunitetin Shqiptaro Britanik. Qytetarë Shqiptaro- Britanik që respektojnë ligjin dhe paguajnë taksat rregullisht, sigurisht që urojnë që qeveria e Mbretërisë së Bashkuar të ketë sukses në punën e saj për të parandaluar emigracionin e paligjshëm. E megjithate, ne nuk mund të tolerojmë që i tërë komuniteti shqiptarë të bëhet ‘koke turku’ për qëllime thjesht politike.
Kryeministër, ligje të cilat nuk arrijnë të sigurojnë themelet e të drejtave të njeriut dhe ligjet ndërkombëtare nuk mund të adresojnë me sukses sëmundjen e emigracionit të paligjshëm. Bazuar në sa më siper, ne ju kërkojmë të rikonsideroni legjislacionin e propozuar dhe ta ndryshoni që të adresojë realitetin. Sigurisht që ka një zgjidhje, dhe me lidershipin e duhur, kjo zgjidhje mund të arrihet.
Duke ju falenderuar për kohën dhe konsideratën.
Sinqerisht
Zenel Hoxha
Themelues i Komunitetit Shqiptar në Britani


spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular