BallinaSportVIDEO: Plas dhuna në Vlorë, të shoqëruar nga policia dhe një lumë...

VIDEO: Plas dhuna në Vlorë, të shoqëruar nga policia dhe një lumë shishesh në kokë, arbitrat largohen me vrap

Dinamo arriti të marrë një fitore me shume polemika në Vlorë. Kryeqytetasit fituan me shifrat 0-1 falë golit të Denison në minutën e 83. Ky realizim erdhi nga një penallti që solli shumë kontestime.

Në Vlorë nuk ishin aspak dakort me vendimin e arbitrit. Gjithashtu edhe tifozët nuk ishin aspak të sigurt për penalltinë e dhënë duke hedhur shishe në fushën e blertë.Trajneri i Flamurtarit, Troisi, u tensionua në pankinë dhe do të ndëshkohej me karton të kuq.

Në fund ekipi i Mehmetit grumbullon tre pikë të tjera dhe shkon në vendin e dytë në Kategorinë e Parë, me një pikë më pak se Skënderbeu.

Menjëherë pas mbylljes së ndeshjes, lumë shishesh shpërthyen për arbitrat e takimit që u larguan të shoqëruar nga policia.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular