BallinaSportZYRTARE/ Ekipi i Superiores i "jep duart" trajnerit, ja kush e zëvendëson

ZYRTARE/ Ekipi i Superiores i “jep duart” trajnerit, ja kush e zëvendëson

Mirel Josa nuk është më trajner i Vllaznisë. Klubi shkodran ka njoftuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me teknikun.

Rezultatet e fundit kanë bërë që të vijë divorci. Tekniku 59-vjeçar numërin 37 ndeshje në krye të këtij ekipi, teksa skuadra ka marrë 1.54 pikë për ndeshje në këtë periudhë.

Vllaznia kërkon që të futet edhe një herë në rrugën e titullit kampion, teksa aktualisht e sheh veten në vendin e pestë me 37 pikë.

“Klubi i Futbollit Vllaznia njofton se ka ndërprerë me mirëkuptim bashkëpunimin me trajnerin Mirel Josa. Falenderojmë trajnerin Josa për kontributin e dhënë në drejtimin e ekipit duke i uruar suksese në angazhimet e ardhshme

Ekipi do vijojë punën nën drejtimin e trajnereve Auron Miloti dhe Vioresin Sinani” – shkruan klubi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular