BallinaLifestyle“I kërkova falje, por…”- A e pranuan ndjesën? Ofendoi Kiara Titon duke...

“I kërkova falje, por…”- A e pranuan ndjesën? Ofendoi Kiara Titon duke e quajtur “pu****”, ç’ndodhi mes Amos Zaharia dhe familjes së moderatores!

I ftuar në emisionin “D-Night”, Amosi deklaroi se e vetmja gjë që do të kishte dashur të tërhiqte mbrapsht nga eksperienca e tij në “BBV” ka qenë fjala “p*tanë” që i ka drejtuar Kiarës, teksa bëri me dije se iu ka kërkuar falje familjarëve të saj.

“Vetëm atë batutën që kam thënë për Kiarën do ta tërhiqja mbrapsht, sepse e kam thënë në nerva e sipër, por nuk dua të justifikoj veten time, sepse është e vërtetë që ne në nerva e sipër mund të themi shumë gjëra. Por, kur je në televizion në një farë mënyre duhet ta ruajmë pak etikën dhe të japim një shembull më të mirë.

Në atë moment, e di që kam bërë gabim, por me të vërtetë ka qenë moment nervash dhe kam kërkuar falje dhe ndjesë edhe familjarëve të saj, kam komunikuar edhe vetë me ta në rrjete sociale. Njerëz jemi, gabime do të bëjmë, por të jemi edhe pak më tolerantë me njëri-tjetrin. Një gjë është të bësh një gabim dhe me vërtetë ta kuptosh gabimin dhe komplet gjë tjetër është të bësh një gabim, të kërkosh falje e të bësh po të njëjtin gabim”, tha ai.

Duket se pas kërkimit të faljes, situata mes tij dhe familjes së Kiarës nuk ka qenë edhe aq e mirëkuptuese, të paktën në atë çfarë vetë aktori thotë. Familja e moderatores nuk e ka pranuar ndjesën, duke vendosur të “dënojë” Amosin për fjalorin e rëndë.

Është kjo arsyeja pse vetë ai ka kërkuar më shumë mirëkuptim. Nga ana tjetër, edhe Luizi ditët e fundit e ka përmendur episodin, ku për herë të parë ka zbuluar se e ka dëgjuar çfarë ka thënë Amos, por si vetë këngëtari tha, ata do të flasin jashtë shtëpisë për ndodhinë aspak të këndshme ndodhur pak muaj më parë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular