BallinaAktualitetReshje të pakta shiu dhe temperatura në rritje, parashikimi i motit për...

Reshje të pakta shiu dhe temperatura në rritje, parashikimi i motit për sot

Territori Shqiptar përgjatë ditës së martë pritet të përfshihet nga një sistem i paqëndrueshmë atmosferik duke sjellë në vend vranësirave të shpeshta përgjatë gjithë ditës dhe prezencë të lartë të lagështirës në ajër.

Parshikohet që vranësirat herë pas here të pësojnë zhvillime duke gjeneruar reshje të pakta shiu në vendin tonë, ku më të dukshme do të jenë pjesërisht në zonat Qëndore dhe në Jug të
territorit.

Mbrëmja dhe nata vonë do të sjellin përmirësim gradual të kushteve të motit. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes, por do ulen lehtësishtë në
mesditë duke u luhatur nga 4°C deri në 20°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugore duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Kosova

Kosova gjatë të martës do të jetë në dominimin e vranësirave të shpeshta përgjatë gjithë ditës. Parashikohet që vranësirat herë pas here të pësojnë zhvillime duke sjellë reshje shiu, por në zona të izoluara reshjet do të jenë edhe në formë rrebeshi. Mbrëmja dhe nata vonë do të sjellin dobësim të reshjeve në territor.

Maqedonia e Veriut

Republika e Maqedonisë do të përfshihet nga vranësira të shumta të cilat më të theksuara do të jenë gjatë mesditës dhe në orët vijuese. Vranësirat do të zhvillohen duke gjeneruar
reshje shiu, të cilat më të dukshme do të jenë në pjesë e dytë të ditës dhe të fokusuara në zonat Lindore.

Në zona të izoluara priten dhe rrebeshe të përkohëshme.

Rajoni dhe Europa

Zhvillimi i anticiklonit të Azoreve do të diktojë motin në një pjesë të mirë të Europës, duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash pjesërisht në Europën Jugore dhe pjesërisht në Qendër të kontinentit.

Ndërsa brigjet Veriperëndimore të Europës dhe Britania e Madhe do të jenë në mbizotërimin e vranësirave dhe reshjeve të shiut.

Gjithashtu nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme do të jenë Skandinavia dhe Lindja e kontinentit, ku do të ketë dominim të vranësirave dhe reshjeve të dëborës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular