BallinaKryesoreShifra të “frikshme”, Uzuni lë pas Lewandowski-n. Sylvinho ka një “diamant” në...

Shifra të “frikshme”, Uzuni lë pas Lewandowski-n. Sylvinho ka një “diamant” në duar

Si rrallë herë, Shqipëria ka në dispozicion një “bomber” të vërtetë, një sulmues që vjen në një grumbullim me 20 gola dhe 4 asiste. Myrto Uzuni po kalon një moment fantastik duke u kthyer në kryefjalën e mediave në Spanjë.

Pavarësisht se luan në La Liga2, shifrat e Uzunit të imponojnë respekt duke e vendosur në top listën e golashënuesve më të mirë në Evropë. Sigurisht që koeficienti është i ndryshëm, nuk është i njëjtë me La Liga apo me kampionatet e tjerë të fortë, por Uzuni ka një mesatare prej 0,63 gola për ndeshje. 20 golat e tij, Uzuni i ka shënuar në 29 ndeshje.

Myrto Uzuni

Me këtë mesatare, Uzuni lë pas edhe Robert Lewandowskin. Sulmuesi polak, rivali i Shqipërisë më 27 mars, ka realizuar 15 gola në La Liga, ka një mesatare prej 0,6 golash për ndeshje. Listën e “bomberave” më të mirë e kryeson Erling Haaland me 1,04 gola për ndeshje, i ndjekur nga Osimhen me 0,73 për ndeshje, ndërsa në vendin e tretë, përpara Uzunit, ndodhet Kylian Mbappe me 0,7 gola për ndeshje.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular