BallinaAktualitetFOTO/ E zuri korrenti në dush, kjo është drejtoresha e shkollës që...

FOTO/ E zuri korrenti në dush, kjo është drejtoresha e shkollës që humbi jetën në Durrës

Një 45-vjeçare ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në Durrës pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Mësohet se viktima e kësaj ngjarje tragjike është 45-vjeçarja Ornela Gjeçi, drejtoreshë e shkollës 9-vjeçare Rubjekë.
Ka qenë bashkëshorti i saj që e ka gjetur pa shenja jete në dush dhe e ka transportuar me urgjencë në spital ku mjekët kanë konstatuar vdekjen e saj.
Për ndarjen e saj të parakohshme nga jeta kanë reaguar miqtë dhe kolegët e shkollës që ajo drejtonte. Drejtoresha Ornela Gjeçi përshkruhet prej tyre si një grua e fortë, e buzëqeshur dhe pozitive në punën e saj.
Ata shprehin ngushëllimet për familjarët dhe thonë se një drejtuese si Ornela Gjeçi do t’u mungojë nxënësve por edhe kolegëve që patën mundësinë të punonin me të.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular