BallinaOP EDDemokratët nuk janë as të njërit apo tjetrit, le ti afrojmë zemrat...

Demokratët nuk janë as të njërit apo tjetrit, le ti afrojmë zemrat e shtrëngojmë duart mes vetit! Nuk ka më kohë për të humbur

Demokratët nuk janë as të njërit apo tjetërit, ata janë thjesht demokratë ; flamurtarët e levizjeve për liri e të drejta në vitin 91″ , dinjitozë dhe stoikë përballë çdo sfide e padrejtësie, të mençur e vizionar në momente historike të Shqipërisë sonë…!
Tani jemi përballë një momenti të tillë sfidues, ku më shumë se kurrë duhet të tregojmë se kush jemi, vlerat dhe maturinë tonë për të mposhtur të keqen që prej vitesh po i merr frymën këtij vendi.
Miqtë e mi, beteja jonë nuk është mes njeri _ tjetrit, por me Edi Ramën.
Demokratë të Krujës, Fushe .Krujes, Thumanes , Nikles ,Bubqit e Malesise dua t’ju ftoj që të gjithë të dalim me një kandidat të përbashkët nen siglen PD në zgjedhjet që po afrojnë, nen ate sigel qe aderojme nga 32 vite.
Nuk ka një mënyrë tjetër për të fituar, vetëm nëse jemi bashkë! Nuk ka një mënyrë tjetër për të sjellë ndryshimin e shumëdëshiruar në krye të bashkisë së Krujës, vetëm nëse jemi bashkë!
Qëllimi ynë është i përbashkët dhe ashtu duhet të jetë edhe rruga jonë; t’i sjellim Krujës dinjitetin që meriton si kryeqendra historike e Shqipërisë.
Nuk ka vulë e slogan që i ndan demokratët. Ne jemi një forcë e vetme dhe si e tillë duhet të veprojmë. Koha na e kërkon që të marrim vendime përtej egos personale, të ringrihemi së bashku më të fortë se më parë.
Le ti afrojmë zemrat e shtrengojmë duart mes vetit! Nuk ka më kohë për të humbur.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular