BallinaLifestyle“I thashë Dorit që…”- Olta Gixhari nxjerr veten zbuluar dhe tregon se...

“I thashë Dorit që…”- Olta Gixhari nxjerr veten zbuluar dhe tregon se ka folur me partnerin? Aludimet se aktorja është e favorizuara e produksionit

Nominimi i kësaj jave mund të quhet ndër më të fortët në “Big Brother”. Olta Gixhari dhe Kiara Tito janë përballë, ku njëra prej tyre do të lërë shtëpinë.

Nominimi “kokë më kokë” ka shkaktuar debate dhe tensione mes banorëve të “Big Brother Vip”. Aktorja ka shprehur pasiguritë e saj nëse do fitojë apo jo mes këtij nominimi.

Në një video që po qarkullon në rrjet, Olta shfaqet duke biseduar me Dean, ku i thotë se ka folur më bashkëshortin e saj Dorin. Ajo dëgjohet teksa i thotë Deas që i ka thënë partnerit të saj, Dorit, që çfarëdolloj gjëje që të ndodhë në spektaklin e së shtunës, ai të gjendet pranë saj.

“Unë i thashë Dorit dje, sidoqoftë të shtunën hajde këtu”, dëgjohet të thotë Gixhari. Kaq ka mjaftuar që në rrjet të përflitet se në fakt, Olta flet me bashkëshortin e saj, madje ka pasur edhe nga ata që kanë shprehur se në fakt edhe janë takuar

Megjithatë, duhet thënë që kjo nuk është hera e parë, që përflitet mundësia e takimit të Oltës me bashkëshortin e saj. Vetëm pak javë më parë, kur Olta ishte në nominimi me Maestron dhe Kristin, në rrjet u aludua një fakt i tillë.

Olta ishte e para që i shpëtoi këtij votimi, duke u kthyer e para në shtëpi. Por duket se publikut, nuk i ka shpëtuar një detaj nga rikthimi i saj në lojë. Kur Olta, Maestro dhe Kristi shkuan në studio, ajo ishte me grim dhe krejtësisht e rregulluar.

Por kur u rikthye në shtëpi, pak minuta më pas, u vu re se ajo ishte pa grim, dhe specifikisht me buzëkuqin e larguar. Kaq mjaftoi që në rrjet të shpërthente teoria se në ato pak minuta pas skene, Olta të kishte takuar bashkëshortin dhe të ishte puthur me të.

Kujtojmë se po atë mbrëmjen në shtëpinë e “Big Brother”, si surprizë kishte ardhur edhe mamaja e aktore. Mes lotëve, ajo përqafoi të ëmën, ndërsa sapo iu hodh në qafë, i tha se donte të ikte nga shtëpia e “Big Brother” sepse po çmendej. Mamaja e saj i dha kurajë së bijës, duke i thënë se ajo është shumë mirë dhe se duhet të vazhdojë lojën.

Sakaq, mamaja e Oltës i tha aktores se edhe burri i saj e ndjek, së bashku me të birin, Amarin, ndërsa i tha se Dori është shumë i kënaqur me lojën e saj deri tani dhe se ajo duhet të vazhdojë kështu. Mes lotëve dhe mallit, aktorja nuk “harroi” ta pyeste për bashkëshortin, për Dorin se nëse është në Spanjë apo në Tiranë.

Teksa i la një porosi që nuk u kuptua mirë, por që ndërhyri Arbana dhe ku i kërkoi që të përshëndeten. Por në faqen e ndryshme të “Tik-Tok”, kanë dhënë informacion se Dori në fakt ka qenë në Tiranë dhe në ato pak sekonda është takuar me të.

Përforcimi për një takim mes dy partnerëve vjen edhe nga fakti se ajo ishte e para që shpëtoi nga televotimi, ajo ishte e dyta që u fut në shtëpi.

Fillimisht hyri Armaldo në shtëpinë, dhe vetëm pak minuta më pas, Olta u rikthye krejtësisht e lumtur në lojë, por këtë herë pa makeupin që u nis nga skena.

Deklarata e fundit e bërë nga aktorja, në rrjet është interpretuar si një favorizim që i jepet aktores në lojën e saj të Big Brother. Deri më tani, produksioni ka zgjedhur të heshtë në lidhje me këto pretendime, duke lënë gjithçka si një thashethem që qarkullon në rrjet.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular