Kosova e ka nisur fushatën kualifikuese të Euro 2024, me një barazim 1-1 në Izrael. Vendasit nga Izraeli tregohen të rrezikshëm në minutën e 25-të, teksa patën mundësi të merrnin avantazhin me Weissman, gjithsesi për fat të mirë “Dardanët” shpëtuan.
Ekipi i Giresse filloi duke marrë frenat e lojës, Edon Zhegrova në të 32-tën provoi me kokë, por pa rezultat. Pak më vonë sërish Zhegrova protagonist. Ai në zonë një top nga krahët, por izraelitët e devijojnë për në portën e tyre.
Pjesa e dytë do niste zjarr. Rashica dyfishoi shifrat, por goli u anulua për prekje me dorë. Vendasit barazuan shifrat në të 56-tën, falë Peretz. Asnjë ndryshim rezultati deri në fund, me skuadrat që ndajnë pikët.