BallinaUncategorizedVizita e Escobar në Shqipëri, Ambasada e SHBA tregon “misionin” e tij:...

Vizita e Escobar në Shqipëri, Ambasada e SHBA tregon “misionin” e tij: Do të nënvizojë nevojën për përmbushjen e rekomandimeve të ODIHR për zgjedhjet e 14 majit dhe

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ka reaguar me vizitën e zyrtarit të SHBA-ve, Gabriel Escobar, në Shqipëri.
Përmes një reagimi në Facebook, Ambasada e SHBA-ve thotë se ai zhvilloi dhe do të zhvillojë një sërë takimesh me krerë të lartë të shtetit dhe politikës shqiptare.
Sipas Ambasadës, takimet e tij do të fokusohen kryesisht në zgjedhjet e 14 majit dhe në përmbushjen e rekomandimeve të ODIHR gjatë votimeve.
Gjithashtu do të diskutohet edhe për bashkëpunimin mes dy vendeve.
Reagimi i Ambasadës:
Gabriel Escobar, Zëvendës Ndihmës Sekretari i SHBA për Çështjet Europiane dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, mbërriti sot në Tiranë për takime me Presidentin Begaj, Kryeministrin Rama, Ministren e Jashtme Xhaçka dhe udhëheqës të tjerë. Zëvendës Ndihmës Sekretari Escobar do të nënvizojë rëndësinë e zgjedhjeve të ardhshme vendore në Shqipëri, nevojën për të zbatuar rekomandimet e ODIHR-it dhe nevojën që partitë politike dhe liderët të sigurojnë që kandidatët të përmbushin kërkesat e ligjit si dhe pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë për integritet të lartë. Ai do të diskutojë gjithashtu bashkëpunimin SHBA-Shqipëri për përparësitë rajonale dhe globale, përfshirë refuzimin e pushtimit rus të Ukrainës.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular