BallinaUncategorizedRroga 900 euro?! Eshtë si dosa që pjell keca, qengja dhe lepuj...

Rroga 900 euro?! Eshtë si dosa që pjell keca, qengja dhe lepuj po të doni

Nga Klodian Xhyheri
Rroga 900 euro.
M’u kujtua për bela një fabul nga Ezopi, tek dëgjoja lajmin për rritjen e rrogave mesatarisht 900 euro.
Fabula rrëfen se shumë kohë më parë..
BORXHLIU
Shumë kohë më parë në Athinë një njeri mori borxh ca para dhe fajdexhiu pas ca kohësh ia kërkoi borxhin.
Në fillim borxhliu iu lut t’ia shtynte afatin e kthimit, pasi nuk kishte para. Si nuk mundi t’i shlyente borxhin, nxori për të shitur në pazar dosën e vetme dhe nisi ta tregtonte në prani të fajdexhiut.
U afrua një blerës dhe pyeti nëse dosa bënte derrkucë të mirë. Borxhliu iu përgjigj:
Eh çfarë derrkucësh se! Nuk do të besohet fare: Për Pashkë ajo do të bëjë derrkucë të butë, ndërsa për Krishtlindje derrkucë të egër.
Blerësi mbeti i çuditur nga këto fjalë, ndërsa fajdexhiu i thotë aty për aty: Pse çuditesh, për festën e Verës ajo do të bëjë edhe keca.
MORALI i fabulës:
Shumë njerëz për interesa të veta, janë gati të thonë gjithfarë të paqenash, madje të betohen për to, për gjënë më të shenjtë që kanë.
Kështu edhe ne sot, kohë fushate jemi, mos besoni çdo gjë që nxjerrin njerëzit nga goja, aq më tepër politikanët hajdutë, pasi ata duan të na vjedhin sërisht. Pasi vjedhja është e kthyer në ves dhe vesi del vetëm me shpirtin.
Mos besoni rritjen e rrogave deri 900 euro, pasi qeveria kishte plot 10 vite kohë t’i ngrinte ato. Çfarë e pengoi atë t’i rriste jo vetëm 900 euro, por edhe 1500 po të donte. Si ka mundësi që kjo qeveri në 10 vite nuk rriti dot rrogat me të paktën 2% dhe tani na u zotoka se do t’i rrisë ato brenda 2 viteve me mbi 50%?!
E pra, rroga 900 euro është si dosa që pjell keca, qengja dhe lepuj po të doni.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular