BallinaShow BizzFOTO/ Njihuni me “zyshën” seksi që po huton me leksionet e anglishtes...

FOTO/ Njihuni me “zyshën” seksi që po huton me leksionet e anglishtes futbollistët latinë të Premier League

Ambientimi me një vend të ri është një proces shumë i rëndësishëm në transferimin e futbollistëve nga një kampionat në tjetrin dhe gjuha me të cilën do të duhet të komunikojnë çdo ditë, shpeshherë është thelbësore për përshtatjen.

Ndaj drejtuesit e klubeve më të njohura kanë kthyer sytë nga mësuesit privatë për yjet e tyre të rinj, sidomos nga ata që vijnë nga Amerika Latine. Dhe një “zyshë” po spikat mbi të gjithë, portugezja Sara Duke, e cila po punon aktualisht me shumë prej futbollistëve të Premier Ligës që nuk janë anglishtfolës.

Ajo ka qenë modele por është diplomuar për avokati sportive, flet 5 gjuhë në perfeksion dhe shumë shpejt është kthyer në një pikë referimi për sportistë profesionistë në të gjithë botën që kërkojnë shërbiemt e saj për t’u ambientuar sa më mirë në realitetin e ri.

Riçarlison, Artur Melo apo Julian Alvarez janë disa nga “blerjet” e saj të fundit, që nuk ka ngurruar t’i tregojë në Instagram, ku ka mijëra ndjekës edhe për faktin se përveç leksioneve për gjuhën dhe përshtatjen me kulturën e re, hedh edhe foto shumë provokuese.

Dhe sipas “The Sun”, pikërisht këto foto të bukuroshes portugeze, janë bërë shpesh objekt zënkash në familjet e futbollistëve të cilëve ajo u jep leksion…

FOTO/ Njihuni me “zyshën” seksi që po huton me leksionet e

FOTO/ Njihuni me “zyshën” seksi që po huton me leksionet e

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular