BallinaEkonomiBiznesi shqiptar debuton në bursë, institucioni financiar NOA do të emetojë i...

Biznesi shqiptar debuton në bursë, institucioni financiar NOA do të emetojë i pari obligacione me ofertë publike

Biznesi shqiptar do të hedhë më në fund hapin e parë drejt bursës.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) njoftoi se në mbledhjen e radhës të Bordit të këtij institucioni, më datë 28 prill, do të diskutohet projektvendimit “Mbi miratimin e prospektit të shoqërisë “NOA” sh.a. për emetimin e obligacioneve me ofertë publike”.

Sipas burimeve nga NOA, vlera e emetimit pritet të jetë 500 milionë lekë, ndërsa emetimi pritet të kryhet brenda 30 ditëve nga marrja e aprovimit prej AMF-së.

Emetimi i obligacioneve do të bëhet në bursën e vetme të licencuar në Shqipëri, ALSE. ALSE u licencua nga AMF në vitin 2017 dhe nisi aktivitetin në vitin 2018. Por, deri tani volumet e tregtimit në bursë kanë qenë modeste dhe të kufizuara në titujt e borxhit të qeverisë shqiptare.

Në mars të vitit 2021, edhe depozitari ALREG nisi operimin në sistemin e pagesave ndërbankare me vlerë të madhe (AIPS) të Bankës së Shqipërisë. Ky hap shënoi tejkalimin e pengesës së fundit teknike për tregtimin e letrave me vlerë të kompanive private në Bursën Shqiptare të Titujve, ALSE.

Tregu i obligacioneve me ofertë private është rritur me ritme të shpejta në vitet e fundit. Sipas të dhënave të AMF, portofoli i këtyre instrumenteve, i llogaritur si vlera e emetuar dhe ende e pashlyer, arriti në 14.1 miliardë lekë ose pothuajse 123 milionë euro. Vetëm për vitin e kaluar, vlera e portofolit të obligacioneve është rritur me 4 miliardë lekë ose 40.6%.

Megjithatë, deri tani këto instrumente janë emetuar në të gjitha rastet me ofertë private.

Sipas ligjit, obligacionet me ofertë private mund të emetohen nga shoqëritë aksionere dhe të ofrohen për shitje te investitorë institucionalë dhe tek një numër prej deri 100 individësh. Në Shqipëri, këto instrumente kanë nisur të përdoren për herë të parë në vitin 2011.

Emetues të këtyre instrumenteve janë në pjesën dërrmuese bankat dhe institucionet financiare. Bankat i kanë përdorur këto instrumente sidomos në funksion të nevojës për të rritur kapitalin rregullator. Rregullorja “Për mjaftueshmërinë e kapitalit” i njeh instrumentet e borxhit të varur si pjesë të kapitalit rregullator të bankave, deri në një të tretën e vlerës totale të kapitalit rregullator.

Në vitet e fundit, bankat janë përballur me një rritje graduale të kërkesa për kapital, me hyrjen në fuqi të shtesave makroprudenciale të kapitalit dhe të kuadrit rregullator plotësues, i lidhur me skemën e ndërhyrjes së jashtëzakonshme. Këto kërkesa të reja i kanë dhënë një shtysë edhe më të fortë rritjes së përdorimit të obligacioneve me ofertë private. Sipas ekspertëve, emetimi me ofertë publike do të sillte një sërë përfitimesh, si zgjerimi i bazës së investitorëve, rritja e transparencës, rritja e shkallës së mbikëqyrjes së tregut dhe më e rëndësishmja, zhvillimin e vetë tregut financiar për këto lloj instrumentesh. /E.Shehu/Minitor

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular