BallinaKulturePanairi Kamza Lexon: "Viza amerikane" vlerësohet me çmimin "Mirënjohje e Panairit"

Panairi Kamza Lexon: “Viza amerikane” vlerësohet me çmimin “Mirënjohje e Panairit”

Panairi KamzaLexon: “Viza amerikane” vlerësohet me çmimin “Mirënjohje e Panairit”
Në Edicionin e Dytë të Panairit të Librit “Kamza Lexon”, Botimet M&B morën pjesë me një stendë simbolike, ku paraqitën disa tituj në zhanre të ndryshme.
Në këtë panair pati një interes të lexuesve për botimet tona. Vlen të përmendim interesin për novelën e re të shkrimtarit Shefqet Meko, e cila u vlerësua nga organizatorët edhe me çmimin “Mirënjohje e Panairit”, me motivacionin: “Për shtjellimin me vërtetësi të temave, të cilat shpalosin fijet e një fati sa dramatik e grotesk, po aq edhe kulmor të personazheve në dy realitete të largëta, atë shqiptar dhe amerikan, herë si ëndrra drejt Tokës së Premtuar e herë si brenga për atdheun e munguar”.
Librin “Viza Amerikane” dhe botime të tjera të shkrimtarit Shefqet Meko mund t’i gjeni në Tiranë te libraria jonë në rrugën “Isa Boletini”, pranë kryqëzimit te Selvia ose te libraria Art’s pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular