BallinaKultureSonte zhvillohet gjysmëfinalja e parë e “Eurovision 2023”! Zbuloni çfarë duhet të...

Sonte zhvillohet gjysmëfinalja e parë e “Eurovision 2023”! Zbuloni çfarë duhet të dini

Sot fillon zyrtarisht Festivali i 67-të i “Eurovision”-it, me gjysmëfinalen e parë që zhvillohet drejtpërdrejt nga Liverpool-i.

Pesëmbëdhjetë shtete do të marrin pjesë në spektaklin e mbrëmjes së sotme, teksa dhjetë prej tyre kualifikohen në finalen e madhe të së shtunës, ku do të vendoset fituesi i “Eurovision 2023”.

Nikoqir të kësaj mbrëmjeje do të jenë Julia Sanina nga The Hardkiss, Hannah Waddingham dhe Alesha Dixon.

Përveç pesëmbëdhjetë vendeve që marrin pjesë, të drejtën e votës në gjysmëfinale si pjesë e ‘BIG 5’ kanë edhe Gjermania, Italia dhe Franca.

Përveç kësaj, ekziston një kategori e re që mund të votojë në të dyja gjysmëfinalet, “Pjesa tjetër e botës”.

Përfaqësuesja e Shqipërisë këtë vit është këngëtarja Albina Kelmendi me familjen e saj me këngën “Duje”, ata pritet të performojnë në gjysmëfinalen e dytë.

Ndërkohë, ylli shqiptar me famë botërore, Rita Ora do të performojë sonte (e martë) si e ftuar speciale.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular