BallinaKryesore14 maji/Dega e PD New Jork deklarate: Fitorja arrihet në një muaj,...

14 maji/Dega e PD New Jork deklarate: Fitorja arrihet në një muaj, promovimi i saj në 4 vjet

Nga Prel Dedaj
FITORJA ARRIHET NË NJË MUAJ, PROMOVIMI I SAJ NË 4 VJET.
Ndryshe me sportin ku fitorja pershëndetet në mbarim të lojës, në politikë fitore quhet marrja e mandatit, ani se loja mbaron mbas 4 viteve. Prandaj, është momenti ti përshëndesim fituesit aktual të bashkive Pukë, Fushë Arëz e Mirditë zotrinjtë Rrok Doda, Hil Curri dhe Albert Melyshi, aq më tepër kur triumfuan përballë një makinerie të fuqishme propagandistike drejtuar nga kryetari i partisë në pushtet z.Edi Rama, e perveç kësaj nën siglen e një kualicioni qesharak udhëhequr nga dy anti amerikanë, ngarkuar në dy anët me akuza për vepra kriminale si vrasje, vjedhje, kontrabandë e pengues për vendosjen e shtetit ligjor në vendin tonë, Sali Berisha e Ilir Metaj. Nisur nga rrethanat, kjo fitore duket sa madhështore po aq e habitëshme, gjë që len shteg edhe për aludime. Gjithësesi, rezultati ka vetëm një emër të vetëm “FITORE”.
Ndaj meritojnë të pershëndeten të tre këta fitues, paçka se të sëmbon habia kur mendon se vendlindja e tij Tropoja, ja mbylli deren birit të saj Sali Berisha, ndersa Mirdita e Puka, së pakut teorikisht, konsiderohen istikame të tij. Me një logjikë të qetë duhet menduar se vetëm dy, kanë qenë faktorët themelorë që sollën të paparshikuarën në këto tre bashki.
– E para! Dobësitë e theksuara të tre bashkiakëve humbës, për të njohur e respektuar barazinë sociale të masës qytetare që kishin nën admimistrim, mungesa e transparencës dhe nderëshmërisë mbi rolin që kishin si të besuar me votë nga populli.
E dyta! Kandidatë cilsorë, si Albert Melyshi, pinjoll i një familje historikisht patriotike, me gen të djathtë e antikomunist, Hil Curri, bir i një familje patriotike e sojnike siç janë historikisht Currajt e Fushë -Arrësit, e Rrok Doda, intelktual e mbështetës permanent i grupimeve të djathta, jo vetëm i dhanë jetë fitores, por edhe provuan se kur kandidatët vijë nga familje me taban të djathtë e me figurë morale të pastër dje dhe sot, populli i voton pavarësisht nga sigla e forcës politike që përfaqsojnë.
– Duke arsyetuar kështu, nuk gabojmë të themi se gjëja e parë e vlefëshme që duhet të bëjë secili prej këtyre fituesve, është deklarimi publikisht i ngrirjes së mirnjohjes dhe të bashkëpunimit me siglen e kualicionit që i ka kandiduar, si një strukturë politike jo e djathtë dhe që udhëhiqet nga dy liderë Metaj e Berisha, që mbajnë ngarkesa e përgjegjësi për shumë bëma e paudhësi në këto 33 vite postkomunizem.
-Njëkohesisht, pa u lëkundur nga bindjet dhe qëndrimet e djathta, për hir të qytetarëve që i kanë votbesuar, duhet të deklarohen para opinionit qytetar, se janë shkëputur nga kualicioni i pazareve BF, që prej tash e në vazhdim as 100 mbështetës të vullnetëshëm nuk i grumbullojnë dot, dhe ti dërgojnë mesazhe qeverisë se janë të gatëshëm të bashkëpunojnë, duke dhënë garanci se trajtimi i tyre si të barabartë me të tjerët me financime e investime, nuk do të shkojë për kredibilitetin e dyshes Berisha-Metaj, por për besimin e qytetarëve tek demokracia. Fitorja arrihet në një muaj fushatë, por për ta promovuar atë, duhen 4 vite. Në se këta tre qeveritarë vendorë, pa humbur kohë do të shpalosen largpamës e inisiatorë, për të justifikuar besimin që iu ka dhënë vota e popullit dhe do të luftojnë për interesat e qytetarëve që i kanë votuar jo per intriga e kamuflime të kampionve të mashtrimit e antishqiptarizmes Berisha -Metaj etj, dega e PD-s New Jork, do të jetë gjithnjë pranë tyre, duke u angazhuar që të sigurojë investitorë nga emigranetët që i kanë mundësitë për të kontribuar.
Dega e PD-s New Jork
20.05. 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular