BallinaKryesorePropozimi i Berishës: Shqiptaret duhet të votojnë me detyrim

Propozimi i Berishës: Shqiptaret duhet të votojnë me detyrim

Votim i detyrueshëm i jep fund blerjes së të drejtës së votës.  Këtë propozon Sali Berisha pas humbjes në zgjedhjet e 14 majit. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në Facebook, ai tha se këtë ligj e ka edhe Greqia dhe Australia.

“Votim i detyrueshëm që e bën të pavlefshëm blerjen e të drejtës së votës. Blerjet janë dy llojesh sot.

Njëra është blerja e të drejtës votës; dmth; merr këto para mos dil në votim dhe ai nuk del se ka shitur të drejtën e votës dhe tjetra; merr këto para dhe dil voto për mua.

Nëse vihet votim me detyrim siç e ka Greqia e Australia, dhe miqtë e mi në Australi më kanë thënë se një nga arsyet që vendosëm këtë ligj ishte për t’i dhënë fund blerjes së të drejtës së votës”, tha ai.

Duke sjellë në vëmendje zgjedhjet e vitit 2011 dhe fenomenin e “Dushkut” ai akuzoi Tom Doshin se ka marrë mbi 200 mijë vota pa mbajtur asnjë fjalim dhe pa asnjë program.

“Kemi një fakt në këto zgjedhje Dushkun-Doshi, i cili ka marrë mbi 200 mijë vota pa mbajtur një fjalim, pa bërë një takim, pa paraqitur një program përveç aleancës me Edi Ramën dhe Lulzim Bravën. Nëse nuk qëndrojmë ndaj këtij krimi monstruoz shanset e këtij vendi për zgjedhje janë inekzistente.

PD ka nevojë të hapet, por nëse Pd e opozita nuk përballen për të garantuar votën e lirë, të garantojë që zgjedhjet e tjera nuk do të mbetet element, asnjë lloj shansi për të patur ndonjë mandat opozita në parlamentin që vjen”, tha Berisha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular