BallinaKryesoreSfida e madhe e Lulzim Bashës/Nga Sidi Hasanaj

Sfida e madhe e Lulzim Bashës/Nga Sidi Hasanaj

Nga Sidi Hasanaj
Pas zgjedhjeve të 14Majit, dështimit e refuzimit që Shqiptarët dhe demokratët i dhanë BF(Berishës e Metës), tashmë kryefjalë e debateve politike është
“Po tani ç’do ndodhë me Opozitën? Po PD që është zvogëluar shumë a e mbylli misionin? A do bashkohen PD dhe Rithemelimi?”
Dikush me cinizëm (si G.Duma psh) do pyesi:
– Përse e quan dështim rezultatin e BF kur ata morrën 237mijë vota dhe fituan 4-5 bashki, ndërkohë PD morri 103mijë vota dhe asnjë bashki?
Arsyeja është se PD nuk garoi për të fituar, jo se nuk donte, por se ishte përtej sinoreve të logjikës.
Sepse PD sot ka vetëm D-në (demokratike) por P-ja (partia) i mungon prej muajsh të tërë tashmë.
Por fakti që PD s‘ka parti të mirëfilltë, të strukturuar dhe me organe dhe forume në çdo cep të Shqipërisë NUK tregon aspak se ajo e kreu misionin e saj dhe tashmë ka kapitulluar… PËRKUNDRAZI!
PD tregoi se pavarësisht agresionit barbar e perfid ndaj saj, ajo ngjall shpresë! Pavarësisht se ishte pa kryetar të zgjedhur, pa struktura, pa qëndrime unisone të deputetëve të saj, pa fonde dhe financime, pa shumë elementë që të garantojnë vota, ajo morri 103mijë vota. PËRSE?
Sepse PD është inspirim, është emocion i ngjashëm me dashurinë… ”flutura në bark” kur shikon logon dhe kujtohesh si u krijua për të mundur Demonin… Komunizmin dhe partinë e tij!
Kur shikon logon PD në fragment sekondi të kalojnë në mendje mijëra burra, djem e gra që kanë valvitur në duar dhe kanë mbajtur pranë zemrës në kraharor flamurin e kësaj Partie… jo si “parti” në kontekstin e organizatës dhe strukturave (që sot nuk i ka) por si lëvizje që inspiroi dhe dashuroi Shqipëtarët për të vrarë demonin PPSH dhe për tu çliruar… për të qënë të lirë: të lirë të kenë pronë private, jetët e tyre sipas vullnetit të secilit, arritjet e tyre, familjet e tyre (jo ti martonte partia😅), të lirë të jetojnë ku të duan si qytetarë të denjë të globit…
PD nuk u krijua si parti, u krijua si ndjenjë, si forcë e gjeneruar nga dashuria dhe më pas u formëzua në parti dhe struktura.
Ajo PD sot është si vëgim, si drita në fund të tuneliit. U fut në tunel nga grykësia për para, për korrupsion, nga tragjeditë që lidershipi i saj historik i shkaktoi atdheut : piramidat, Gërdecin, 21Janarin, korrupsionin endemik dhe së fundmi luftën me SHBA dhe BE.
POR…
Sot falë shumë aktorëve dhe faktorëve (kryesisht ndërkombëtarë) PD është shkëputur përfundimisht nga ai lidership i cili në dekadencë të plotë, del në tv dhe akuzon Shkodranët, Kuksianët dhe Tropojanët si njerëz që blihen me 5lek… ka humbur raportin jo vetëm me realitetin por edhe me veten!
Nuk po kupton që NUK u shitën njerëzit, por denjësisht dhe mençurisht e REFUZUAN ATË!
Pra, sot PD vërtet është ende në tunel… por ama sot e shikon dritën në fund të tij. Do e arrijë dritën apo do ngeli në tunel varet vdtëm prej saj tashmë.
Këtu hyn Lulzim Basha!
Lulzim Basha duhet të tejkalojë vetveten. Duhet të luftojë si kurrë më parë… duhet të përballet, të goditet, të rrëzohet, të baltoset… pooor në fund të fitojë!
Na e ka detyrim.
Na e ka detyrim neve, grave dhe burrave të mrekullueshëm që qëndruam paasnjë direktivë apo shpresë konkrete për 2 vjet ndaj sulmeve të Berishës. Na quajtën të shitur, mosmirënjohës, arrivistë etj etj… por dashuria për të djathtën dhe PD antikomuniste, larg korrupsionit dhe krah SHBA na dha fuqinë ti bëjmë ballë Berishës.
Përse e ka këtë detyrim Basha sipas meje?
Sepse thellësisht unë mendoj se PD ka djem e vajza të reja, burra e gra që përmenda më sipër, të shkëlqyer që publiku i gjerë nuk i njeh… tashmë vërtet janë “ pak” (në krahasim me 650mijë vota të 2021) por ama janë “grupim zemër LUANËSH”, njerëzish kurajozë dhe plot potencial… POR mungon koka!
Dhe me gjithë qënien time, unë besoj se lideri që plotëson kushtet dhe ka aftësitë për të drejtuar këtë grup, është ai që e ndezi zjarrin në zemrat e këtyre njerëzve, është Lulzim Basha.
Mjaft më, mjaft më me pritje, me prova, me strategji… ose kalojmë tunelin e errët me një drejtues që është gati të copëtohet në betejë por ka aftësi, kurajo dhe njerëz të ngjashëm krah vetes …ose PD mbyll qepenin.
Të lehin sa të duan, nuk na kompleksojnë dot:
L.Basha është ai që bëri historinë e PD, e hodhi përtej Lanës taborin e korruptuar që e mbante peng PD. Është interlokutori më i madh i Shqipërisë me Amerikën dhe BE.
A do e shajnë si hiena të tërbuara? A do na shajnë ne që e mbështesin?
Patjetër, por ndryshe nga më parë, kësaj here duhet të luftojmë dhëmb më dhëmb me ta … të tremben sa herë do hyjnë në përballje me ne.
Ah edhe diçka:
Nëse ka 2 politikanë që kanë qëndruar vërtet si Luan përballë sulmeve ndaj PD, dhe kanë qenë faktorë determinant në mbijetesën e PD, ata janë Roland Bejko dhe Enkelejd Alibeaj.
Mbase “korba politikë” Bejkos i përmendin me zë të çjerrë “dole pas Qorrit” duhet të kuptojnë që Bejko shkoi në Betejë, Qorri shkoi në fushatë!
Bejko u përball me bërrylat e Oligarkëve, gangsterave, mediave dhe represionit të Pushtetit Rama-Berisha-Meta të cilët donin ta zhduknin për ti marrë “PD-në” dhe FITOI, fitoi duke mbajtue të lirë PD dhe fitoi duke rritur pafuns dimensionin e tj si politikanë me integritet dhe kurajo.
Ndërsa Qorri hyri si aktivist, me një staf të punësuar të gjithin në administratë, të cilin Pushtetit i interesonte të fitonte sa më shumë vota 1) për të goditur Bejkon dhe PD dhe 2) për të treguar që në Shqipëri nuk ka regjim por kushdo mund të krijojë parti… fasadë propagande.
No photo description available.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular