BallinaOP EDDemokratë, bashkohuni si me 25 Prill 2021!

Demokratë, bashkohuni si me 25 Prill 2021!

Nga Skender Kapiti
Qeveria dhe pushteti i Edi Ramës kanë deështuar dhe falimentuar, prandaj demokratë keni misionin për ndryshimin,por që vijë ndryshimi ndërgjegjsohuni, reflektoni e veproni drejt bashkimit ashtu si ishit me 25 Prill 2021, dhe tani duhet të bashkoheni më fort pasi përfundimisht dështoi edhe Foltorja, e cila vetëm dëm e përcarje u bëri demokratëve.

Megjithë manipulimet dhe me blerjet e votave nga pushteti dhe makineria e tij shtetërore, Partia Demokratike e drejtuar nga Lulzim Basha në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021 korri rezultatin spektakolar më të madh pas atij plebishiti gjithkombëtar të vitit 1992 që shënoi shëmbjen e komunizmit në Shqipëri.

Por, me megjithë faktet e evidentuara , dhe megjithë atë se PD dhe Bashës iu vunë gurë në rrota dhe se fushatën e Bashës e sabotuan me “ indiferentizëm” elita e vjetër e PD-së që sot janë grupuar në Foltoren antiSHBA, antiPD e antiBasha si dhe nga ata të cilët formuan parti politike satelite të Edi Ramës si Hajdari, Topalli e Patozi; dhe me të gjitha këto që mundësuan që t’i rrëmbejnë fitoren PD-së dhe Bashës , kjo humbje që nuk ishte humbje, edhe kjo ishte minimale dhe në fije të perit.

Pas humbjes katastrofike që pësoi Foltorja në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023 , është e vërtetë se kjo erdhi si rezultat i percarjes dhe dëmit të jashtëzakonshëm që i shkaktoi PD-së dhe demokratëve Foltorja në aleancë me dy komponentët e Trekëndshit të Bermudës PS dhe LSI.

Tani përfundimisht kjo aleancë është ekspozur si bashkësunduese e këtij tranzicioni, dhe si pasojë e kësaj votuesit demokratë nuk shkuan në votime dhe aleanca Foltore-LSI humbi thellë, sepse demokratë duan Partinë Demokratike të vërtetë, atë institucionale dhe proSHBA-ve.

Edhe zgjedhjet vendore të 14 Majit 2023 ishin një tjetër komplot i radhës antiPD, antiSHBA e antiBasha, si ai i atyre zgjedhjeve të pjesshme të 6 Marsit 2022

Partisë Demokratike dhe Bashës iu vodhën votat dhe iu rrëmbye fitorja me 25 Prill 2023, dhe e kam thënë e shkruar faktin se po të mos kishte dalur Foltorja antiSHBA sot nuk do ishte Edi Rama në pushtet , pasi PD kishte të gjitha faktet për të kërkuar largimin e Ramës dhe për zgjedhje të parakohshme.

Dhe koha vertetoi se: te Foltorja, në krye të saj u grumbulluan të gjithë ata të cilët e kanë përdorur Partinë Demokratike për interesa personale dhe si avokati politike për korrupsionin e tyre. Prandaj u them demokratëve që për të realizuar cmontimin e korrupsionit dhe të Trekëndëshit të Bermudës, tashmë duhet që ata të bashkohen fort në Partinë Demokratike të vertetë dhe proeuroatlantike ashtu si me 25 prill 202I , por tashmë edhe më fuqishëm në mënyrë që ta shpëtojnë demokracinë, shtetin dhe shoqërinë shqiptare nga kthetrat e korrupsionit, sepse një gjë e tillë: bashkimi i demokratëve përshpejton agoninë e regjimit antipublik e korruptiv të Edi Ramës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular