BallinaKryesoreDiplomë mjekësie me kusht, tre vjet punë në Shqipëri ose tre mijë...

Diplomë mjekësie me kusht, tre vjet punë në Shqipëri ose tre mijë dollarë “gjobë”

Qeveria ka gjetur mekanizmin për të frenuar “hemorragjinë” e mjekëve të rinj jashtë vendit duke iu bllokuar diplomat, por jo vetëm. Ajo ka bërë gati një paketë masash për stimulimin e mjekëve të rinj që të qëndrojnë në Shqipëri si dhe “ndëshkimin” e atyre që nuk e kanë këtë synim.

Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata, një nga pjesëtarët e grupit të punës, thotë se asnjë mjek nuk do të mbahet kundër vullnetit, por dhe shteti nuk do të shpenzojë më para ata që duan të largohen.

“Është duke u përpiluar një paketë masash për të mbajtur mjekët në vend. Sepse nuk është e drejtë që studentët arsimohen më paratë e taksapaguesve, dhe pastaj të ikin në Gjermani dhe të mos u shërbejnë shqiptarëve, por të ikin jashtë. Ata do duhet të firmosin një kontratë që të punojnë 3 vjet në Shqipëri, nëse s’do bien dakord, atëherë do të detyrohen të paguajnë shpenzimet e plota të shkollimit”, thotë Arben Gjata, rektori i Universitetit të Mjekësisë.

Studentët që nuk do firmosin kontratën për të punuar 3 vite në Shqipëri, do të duhet të paguajnë tarifën reale të studimit, e cila është duke u përllogaritur. “Nëse u referohemi vende të rajonit, tarifën e studimit varion nga 2500- 3000 dollarë në vit”

Një tjetër lehtësi për ata studentë që vendosin të punojnë tre vite në Shqipëri pas mbarimit të Fakultetit të Mjekësisë janë edhe kreditë e buta për banesë.

“Do përfshihet dhënia e kredive të buta për mjekët e rinj që ata që kenë mundësi të marrin banesa me interesa të favorshme nga banka të nivelit të dytë dhe nëse largohen nga sektori publik, atëherë do paguajnë me vlerën e tregut, nëse kështu është 2% do shtohet dhe 10%”. Rektori Gjata tha se ende nuk ka një vendim marrje përfundimtare nëse kjo paketë masash do të hyjë në fuqi në vitin akademik 2023-2024, pasi nuk e përcakton universiteti, por qeveria.

Që nga viti 2016, universiteti raporton mbi 1 mijë mjekë të larguar nga Shqipëria, 20% e të cilëve ishin me përvojë dhe në specialitete të ndryshme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular