BallinaPolitike“Kalkulimet elektorale i sollën mazhorancës në tavolinë 40 bashki, pa garë”/ Deputeti...

“Kalkulimet elektorale i sollën mazhorancës në tavolinë 40 bashki, pa garë”/ Deputeti Gështenja: Opozita përgjegjëse për hartën mavi, nuk ishte e bashkuar

Deputeti i PD, Lefter Gështenja në një intervistë për Panorama Tv ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 14 majit, ku rezultoi me humbjen e thellë të opozitës.

Gështenja tha se rezultati në këto zgjedhje ishte ‘dramatik’ pasi harta u ngjyros mavi dhe se opozita duhet të mbajë përgjegjësi se pse nuk doli e unifikuar dhe të krijonte besim për një fitore përballë mazhorancës.

Ai theksoi se mazhoranca fitoi pa garë në 40 bashki si pasojë e hartës territoriale dhe ndryshimet në këtë të fundit, kjo sipas deputeti pasi kalkulimet elektorale nxjerrin këtë rezultat.

Deputeti demokrat shtoi se të gjithë partitë opozitare duhet të reflektojë dhe të bashkohen për të sjellë frymë të re për demokratët dhe të gjithë shqiptarët.

Pjesë nga biseda:

“Është një rezultat që kurrë më parë,  shqiptarët në 32 vite nuk kanë parë hartë mavi si këtë radhë. Përgjegjësia bie mbi të gjithë, e gjithë opozita nuk diti të jetë bashkë dhe e unifikuar, por arsye tjetër është qeveria e cila përdori të gjithë pushtetin për të marrë një rezultat fitues, nuk kishim zgjedhje të lira. Shpresoj që raportet e ODIHR të vendosin pikat mbi i, situata e opozitës mund ta kishte më të thjeshtë fitoren për mazhorancën. Opozita duhet të ishte më e unifikuar, me 1 kandidat përballë mazhorancës. Reforma territoriale ndikoi, mazhoranca miratoi këtë të fundit e cila nuk dëshiroi ta rishikonte pasi kalkulimet elektorale, i jep të majtës në tavolinë 40 bashki. Duhet reflektim nga të gjithë partitë opozitare.

Nëse themi që opozita nuk kishte program elektoral, deputet e mazhorancës nuk kishin. Ata që rikandidonin nga PS nuk i shpjegoi qytetarëve se çfarë kishte bërë apo t’i binte për ti votuar sërish. Pamë vetëm tallava të kryeministrit dhe gjithë drejtuesve të bashkive. Kandidatët e opozitës kishin programe të qarta, partitë duhet të bëjnë një analizë në strukturat.

Shqiptarët pse nuk shkruan në votime?

Nuk i bindi fryma, besimi në fitore nga opozita. Nuk fitoi Edi Rama por opozita nuk ishte e gatshme për një sakrificë përtej karriges, të ishte një alternativë reale në këtë treg. Rama fitoi përmes manovrave, por opozita nuk pati frymë për të marrë deri në 30 bashki dhe harta mos të ishte mavi.

Nëse opozita do ishte e bashkuar, rezultati do ishte më i mirë se ky që kemi sot. Pas 32 viteve harta është mavi dhe për këtë duhet të ndihemi përgjegjësi.

Si do bëhet PD alternativë për shqiptarët?

Bëhet nëse do jemi të bashkuar, të kemi njerëz dhe lider të ri. Të kemi bashkë demokratë dhe më pas të kthehemi në besim për shqiptarët.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular