BallinaAktualitet“O perëndi, si na e mori ai!”, debati i ashpër Vangjeli-Bardhi për...

“O perëndi, si na e mori ai!”, debati i ashpër Vangjeli-Bardhi për humbjen e Shkodrës

Analisti Lorenc Vangjeli dhe ish-kryetari i bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia, u përplasën ashpër në emisionin “Të Paekspozuarit” për fitoren e PS-së në kryeqendrën e veriut për herë që parë që prej rënies së komunizmit. Ndërsa Vangjeli akuzoi PD-në se e e kishte mbajtur nën sqetull Shkodrën duke e lënë të pazhvilluar, Spahia tha se PS-ja e mori, duke blerë votat në mënyrë masive, tjetërsimi nga përdorimi i administratës, nga paratë e pista dhe përdorimi i bandave kriminale.

Debati në studio

Sejamini: Ti po bën propagandë dhe jo analizë. Ma trego pak se si PSD është stacion?

Vangjeli: Unë jam konseguent në atë që them. Vota e një qytetari shkodran që ka votuar 30 vjet për PD-në, për të vajtur te PS…

Sejamini: Pra vota për PSD-në është stacion, është votë ideologjike?

Vangjeli: Është pragmatiste. Shkodra, pavarësisht arsyeve, është në bisht të zhvillimit në Shqipëri.

Spahia: Shkodra është më mirë se çdo qytet. Nuk kemi vjedhur dhe nuk e kemi shkatërruar qytetin.

Vangjeli: Si e paskeni zhvilluar ju pa para? Shkodranit ju i thatë, sa kohë që nuk qeverisim shtëpinë tonë, nuk qeverisim dot as Shkodrën.

Spahia: Ti bën politikë apo analizë?

Vangjeli: Ju nuk bëni dot politikë sepse nuk kuptoni nga politika.

Spahia: Nëse do të bësh analistin, kuptoje që vota e Shkodrës flet më qartë se kushdo tjetër. Nuk ka asnjë logjikë matematike dhe politike.

Vangjeli: Nuk e kuptoni ju, more. E kishit nën sqetull Shkodrën dhe thoni: O perëndi, si na e mori ai!

Spahia: Vota e Shkodrës, është blerë në mënyrë masive. Vota e Shkodrës është tjetërsuar nga përdorimi i administratës, patronazhistëve, kërcënimeve, parave të pista të hedhura pa teklif në çdo cep të Shkodrës dhe përdorimit të bandave kriminale.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular