BallinaOP EDRikonfigurimi i së djathtës/Nga Gëzim Luca

Rikonfigurimi i së djathtës/Nga Gëzim Luca

Nga Gëzim Luca
Shume analiste politike ne nje fare menyre kishin arritur ne konkluzionin se e djathta ne Shqiperi eshte minorance, kjo e provuar ne disa pale zgjedhje.
Si rezultat nxjerrim ate se shoqeria shqiptare nuk eshte ndare akoma nga sistemi i kaluar diktatorial, se komunizmi dhe ndarja prej tij nuk u be si ne vendet e tjera te lindjes, por njelloj ndarje me mirekuptim.
Askush nuk mori denimin e merituar as antaret e byros politike, as prokuror e gjykates diktature, asnje spiun apo oficer sigurimi te cilet vijojne punen paqesisht edhe sot.
Pa asnje diskutim femijet, niper e mbesa te drejtuesve politik te ish sistemit komunist jane rikthyer ne krye te sistemit demokratik, me gjasme te zhvillojne Shqiperine, por faktet jane se po centralizojne pushtet te pakufijshem si paraaardhesit e tyre.
Nje fakt i pamohueshem nga te gjithe eshte se e quajtura e majte ne krye kane nje udheheqes si Edi Rama, qe ne mendesine e tij eshte nje amalgame revanshisti dhe uzurpatori djathtist.
Ai po mundohet dhe ka arritur te leviz djathtas qofte ne politika, apo edhe elektorat.
A shihet qarte se ne shtypin e dites perdite lexohen emra te perndjekurish politik?
Me gjasme po demshperblehen pas 33 vjetesh.
Shume te djathte po mbahen ne pune,
po punesohen ne adminstrate deri ne zv. Ministra, bisedon online me demokrat etj.
Per keto dhe te tjera arsye eshte domosdoshmeri nje rikonfigurim i se djathtes. Me pelqen ta shikoj keshtu.
E djathta te mbeshjelle ne shtrirjen e saj qofte ne burime njerzore, por me shume ne kohezion politik, nje game me te gjere votuesish qe nga e djathta konservatore e deri tek element te se majtes tashme te zhgenjyer e te rrezikuar ne ekzistencen e tyre.
Mbase verbi i te quajturve politikane te djathte duhet te bejne kete stil te politikes se tyre, duke lene menjeane dhunen e agresivitetin, per te pare me larg.
Nje casje adekuate e lidershipit te djathte duhet te jete, pervec te rinjeve dhe vemendja tek emigrantet.
Lexohet lehtesisht se nga 2014 filloj largimi pa kthim i shqiptareve te merzitur nga keqqeverisja. Bejini pjese te vendimmarrjes politike qindra mijera shqiptar jashte vendit, qe me shpirt e zemer jane bashke me ne.
Ndarja e Partise Demokratike ka ndodhur, ne mendimin tim per ceshtje parimore, per disa ekzistenciale. Per mua duhet te ndahen edhe ne shtresat shoqerore qe perfaqesojne dhe cilit elektorat i drejtohen, padyshim duke shmangur vulgun e qe keto kohe ka qene me shumice. Shpresa e vetme qe mbetet eshte ajo e nje bashkepunimi moral qeverises paszgjedhor, themelet e te cilit disa po i rrenojne perdite.
Dashje pa dashje kjo po ndodh. Jo gjithe gjerat e keqija ndodhin per keq, ka disa te mira qe mund te vijne, por per kete don durim dhe vendosmeri, jo banalitet politik.
Qellimi i perbashket le te jete krijimi i se djathtes shumice me ide, bindje, filozofi djathtiste, te mbeshtetura tek liria, familja, ekonomia, jo vec per te djathtet, por per gjithe shqiptaret.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular