BallinaKryesoreBasha me të rinjtë: 14 maji ishte data e skadencës së kësaj...

Basha me të rinjtë: 14 maji ishte data e skadencës së kësaj klase politike!

Ish-kreu demokrat Lulzim Basha ishte sot në një takim me të rinjtë teksa ka folur dhe për fushatën e zgjehdjeve të 2023.

Sipas tij qytetarëve iu munguan ofertat dhe fushata u dominua nga sulme, talljet, gjuha agresive.

“Ka diçka këtu që politika duhet të analizojë. Mospjesëmarrja, bojkoti është një mesazh që qytetarët që nuk kanë marrë pjesë në këto zgjedhje, 300 mijë më pak se në zgjedhjet e shkuara dhe në veçanti rinia që ska marrë pjesë, po i jep politikës dhe shoqërisë. Është një mesazh ku baza është që nuk e shohin veten tek asnjë nga ofertat, nëse ka oferta.

Me aq sa e ndoqa unë fushatën, vetëm ofertë nuk kishte. Çdo lloj shprehie tjetër, nga ato që jemi mësuar ti dëgjojmë jo vetëm në fushatë por dhe jashtë fushate, gjuhë agresive, sulme, tallje, talava por jo ofertë. Politika si instrument për të zgjidhur probleemet ëhstë khtyer në një Big Brother, në shafqe që të zbavisë,“. 14 maji data e skadencës së sistemit politik në Shqipëri të krijuar me ndryshimet kushtetuese të 2008”, tha ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular