BallinaKryesore“Nuk ka rrugë tjetër!”, Lulzim Basha rikthehet në politikë me tre propozime:...

“Nuk ka rrugë tjetër!”, Lulzim Basha rikthehet në politikë me tre propozime: Lista të hapura, vetting politikanëve dhe…

Lulzim Basha i është rikthyer politikës, teksa daljen e parë e ka bërë gjatë një takimi me disa të rinj

Gjatë komunikimit me ta, Basha tha se për të rrëzuar qeverinë dhe për të fituar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare propozon tre pika.

Lista të hapura, vetting i politikanëve dhe kufizimi i mandateve në jo më shumë se dy.

“Lista të hapura anembanë vendit, e di që jo të gjithë e duan këtë… Nuk ka rrugë tjetër që zëri i çdo qytetari të dëgjohet dhe vota të përcaktojë përfaqësuesit e vërtetët

Është koha të nisim një realitet, për t’ju imponuar politikës së vjetër që do të marrë çdo vendimmarrje në dorën e vet. Lista të hapura 100%. Kam dhe dy propozime të tjera.

Vettingu i politikanëve është propozimi i dytë. Hetim të aseteve personale dhe familjare, të njëjtat kritere që përdoren për prokurorët dhe gjyqtarët.

E treta, zgjidhja që SHBA i ka dhënë korrupsionit është kufizimi jo më shumë se dy mandate. Ka ardhur koha që dhe në Shqipëri t’i vëmë fre egove të sëmura”, tha Basha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular