BallinaKryesoreRikthimi/ Thirrja e fortë e Bashës për qytetarët: Të bashkohemi dhe të...

Rikthimi/ Thirrja e fortë e Bashës për qytetarët: Të bashkohemi dhe të nisim rrugëtimin për ndryshim!

Ish-kryetari i PD, Lulzim Basha u ka kërkuar qytetarëve një tjetër mundësi për të nisur një tjetër rrugëtim politik, edhe pse nuk deklaron hapur se ka nisur fushatën për të marrë drejtimin e PD.

Gjatë fjalës së tij, Basha i ftoi të gjithë qytetarët të bashkohen për të nisur një rrugë të re që do t’u mundësojë shqiptarëve fuqinë e votës. Kjo e fundit, thotë Basha arrihet vetëm përmes listave të hapura zgjedhore.

“Kjo është një nga projektet për të cilat dua të ftoj të gjithë ata që të nisim bashkë një rrugëtim më këtë propozim për të ndryshuar sistemin e falimentuar politik të Shqipërisë, për t’i dhënë fund kapjes së shtetit. E duam këtë gjë apo jo? Jam i bindur që e duam sepse është një nga gjërat që kam dëgjuar nga gojët e bashkëqytetarëve të mi, është koha të nisim një rrugëtim për ta bërë realitet, duke përdorur atë hapësirë që kemi sot për t’ju imponuar politikës së mbrapshtë, politikës së vjetër që do të mbajë çdo vendimarrje në dorën e vet.

Nuk ka rrugë tjetër për të rifituar besimin e qytetarëve. Një nga pyetjet që kam hasur më shpesh kur kemi debatuar këtë temë është: pse duhet tu besojmë politikanëve?! Ftesa ime sot është të mos u besojmë politikanëve! Ftesa ime është të ndalim së besuari pretendimin e besimit te politikanët dhe qytetarët ta marrin besimin në duart e tyre dhe ftesa ime ndaj çdokujt që i dhimbset ky vend, ndaj çdo të riu e çdo të reje është pa vonesë të nisim rrugëtimin për këtë ndryshim thelbësor në demokraci, listat e hapura 100%”, deklaroi ish kreu i PD.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular