BallinaKronikeDIBER/U denoncua i zhdukur nga i vëllai, 13-vjeçari gjendet i mbytur në...

DIBER/U denoncua i zhdukur nga i vëllai, 13-vjeçari gjendet i mbytur në liqen! Dyshohet se i mituri…

Një 13-vjeçar, i cili u denoncua i zhdukur nga vëllai i tij mbrëmjen e së mërkurës (24 maj), është gjetur i mbytur në liqenin e fshatit Shumbat në Dibër.

I mituri me iniciale E. S., ishte parë për herë të fundit afër liqenit dhe nisën kërkimet për gjetjen e tij. Trupi i pajetë i 13-vjeçarit u gjet pas rreth 2 orësh në liqen dhe dyshohet se është mbytur aksidentalisht.

Nga këqyrja paraprake, në trupin e të miturit nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, mbremjen e djeshme, pas kallëzimit nga shtetasi A. S. për humbjen e djalit të vëllait të tij, shtetasit E. S., 13 vjeç, kanë nisur menjëherë kërkimet në zonën e fshatit Shumbat, bazuar në informacionet se ky shtetas ishte parë afër liqenit të këtij fshati.

Pas rreth 2 orësh kërkime, në bashkëpunim me banorët e zonës, është bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja nga liqeni i fshatit Shumbat, e trupit të pajetë të shtetasit E. S., 13 vje

Nga këqyrja paraprake, në trupin e 13-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas është mbytur aksidentalisht.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular