BallinaUncategorized“Jam top”- Makina në lëvizje u përfshi nga flakët, reagon avokati Adriatik...

“Jam top”- Makina në lëvizje u përfshi nga flakët, reagon avokati Adriatik Lapaj: Ishte thjesht…

Avokati Adriatik Lapaj ka reaguar pasi mjeti i tij u përfshi nga flakët teksa po udhëtonte në rrugën “Kuvajt” në kryeqytet.
Në një postim në Facebook, ai shkruan se është mire dhe se makina e tij ka pësuar një defekt teknik.
Ndërsa theksoi se ngjarja nuk ka qenë e qëllimshme.
“Jam top! Nuk ka asgjë të qëllimshme. Si njerëzit që bëhen për spital edhe makinat pësojnë defekt. Asgjë nuk ka qenë e qëllimshme. Thjesht defekt. Ju dua”, shkroi ai.
 
Njoftimi i policisë:
Me datë 25.05.2023, në rrugën “Kuvajt”, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur automjeti me drejtues shtetasin A. L., dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.Nga veprimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular