BallinaPolitikeNga administrata te ministrat dhe deputetët, Parlamenti miraton sot rritjen e pagave....

Nga administrata te ministrat dhe deputetët, Parlamenti miraton sot rritjen e pagave. Çfarë parashikojnë dy projektligjet

Parlamenti pritet te miratoje sot dy projektligje që parashikojnë rritjen e pagave.

Behet fjalë për rritjen e pagave të të gjithë administratës publike, ku përfshihet qeveria qendrore dhe ajo lokale. Ne total do të përfitojnë 130 mijë punonjës.

Pagat do të rriten gjate këtij viti dhe vitit të ardhshëm, ku parashikohet qe rroga mesatare te arrije ne 900 euro.

Po ashtu rritje do të ketë edhe paga e deputetëve dhe ministrave.

Dy ditë më parë mazhoranca dhe opozita bashkuan votat ne komision për rritjen e rrogave. Reforma ka një kosto totale prej 39 miliard lekësh. Kryeministri ka argumentuar se ajo është e nevojshme ne kushtet e emigrimit të fuqisë punëtore si dhe për t’i bërë pagat me konkurruese me vendet e rajonit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular