BallinaKryesore‘Rrugëtimi i ri’, Basha rikthehet në PD me tri propozime: Veting politikanëve,...

‘Rrugëtimi i ri’, Basha rikthehet në PD me tri propozime: Veting politikanëve, lista të hapura e kufizim mandatesh

 Lulzim Basha para të rinjve demokratë bëri dje propozimet e para pas rikthimit në skenën politike. Basha u shpreh se duhen lista të hapura, veting për politikanët dhe kufizim të mandateve, jo më shumë se dy.

“Lista të hapura anembanë vendit, e di që jo të gjithë e duan këtë… Nuk ka rrugë tjetër që zëri i çdo qytetari të dëgjohet dhe vota të përcaktojë përfaqësuesit e vërtetë. Është koha të nisim një realitet, për t’ju imponuar politikës së vjetër që do të marrë çdo vendimmarrje në dorën e vet.

Lista të hapura 100%. Kam dhe dy propozime të tjera. Vetingu i politikanëve është propozimi i dytë. Hetim të aseteve personale dhe familjare, të njëjtat kritere që përdoren për prokurorët dhe gjyqtarët. E treta, zgjidhja që SHBA i ka dhënë korrupsionit është kufizimi jo më shumë se dy mandate. Ka ardhur koha që dhe në Shqipëri t’i vëmë fre egove të sëmura”, tha Basha.

Ai u shpreh se kjo mund të bëhet me referendum duke pyetur qytetarët për të marrë vendime të rëndësishme sa i takojnë zhvillimeve politike në vend.

“Të mos besojmë më njerëzit por rregullat. Dua të më besoni që jam serioz në këtë platformë për ta dhënë ju kontrollin mbi besimin për politikanët. Përmes listës së hapur e keni ju atë kontroll. Që ta bëjmë këtë realitet kemi në dorë të vëmë në lëvizje mekanizma kushtetues. Mundësia për ta bërë realitet një ndryshim kushtetues nuk i takon vetëm parlamentit por edhe qytetarëve. E kanë bërë të vështirë por jo të pamundur. 50 mijë qytetarë mund të vënë një lëvizje një referendum popullor për të pyetur qytetarët për listat e hapura, vetingun e politikanëve, kufizimin e mandateve, po apo jo. Këto janë çështje për të cilat shqiptarët nuk kanë pse të presin dhe të ndahen në të majtë dhe të djathtë. Nëse 700 mijë njerëz që nuk dalin për të votuar, ftesa ime të bëhemi bashkë, ndaj çdo faktori për të nisur një proces transformimi të sistemit politik. Nuk njoh rrugë tjetër. Mund të vij edhe unë me premtime për revolucion por këto premtime nisin të bujshme dhe përfundojnë të shuara. Kemi mundësinë të nisim një rrugë tjetër bashkë”, u shpreh ai. Gjithashtu, atyre që u kanë munguar bashkëbisedimet me të, i paralajmëroi se do të kenë kohë ta dëgjojnë sërish.

“Tani do kalojmë tërësisht në bashkëbisedim sepse gjithë ideja është që të jepni kontributin tuaj jo thjesht të flas unë megjithatë ka nga ata që thonë ke kohë pa folur e duam të të dëgjojmë, do të më dëgjoni mos kini merak”, u shpreh Lulzim Basha.

Sa i përket çështjes së kufizimit të mandateve, sipas Bashës, “ka ardhur koha që në Shqipëri t’i vëmë fre egove të sëmura”. “E treta shoqëritë e civilizuara i kanë dhënë një zgjidhje aksiomës së vjetër ‘pushteti korrupton, por pushteti absolut korrupton në mënyrë absolute’. Zgjidhja që i ka dhënë SHBA, zyra më e fuqishme politike e të cilës Presidenti i SHBA është i kufizuar në kohën e shërbimit jo më shumë se dy mandate. Jo se nuk mundet të shërbejnë më shumë se dy mandate, por sepse pushteti korrupton dhe pushteti absolut korrupton në mënyrë absolute. Ka ardhur koha që në Shqipëri t’i vëmë fre egove të sëmura.

Asnjë kryeministër që nuk arrin dot të realizojë objektivat e veta për dy mandate nuk mund t’i bëjë për një mandat të tretë. Përkundrazi gjërat mund të shkojnë në degradim dhe shembullin e kemi para syve tanë”, u shpreh Basha. Më 21 mars të vitit të kaluar, Lulzim Basha dha dorëheqjen nga drejtimi i PD. Pikërisht për këtë vendim, ai u shpreh në takimin e tij me të rinjtë në Tiranë. Basha tha se hoqi dorë nga ai post në PD, në mënyrë që demokratët të bashkoheshin.

“Do futemi në një fushë të cilën shpresoja të mbetej për një moment tjetër. E para e punës, tërheqja që kam bërë para një viti është bërë për një interes të madh, për të mos ushqyer përçarjen e demokratëve, për t’i dhënë një shans bashkimit të demokratëve. Për fat të keq siç jemi dëshmitarë kjo nuk ka ndodhur, por nuk kam hequr dorë kurrë për mos e lënë kontributin e atyre që më kanë qëndruar në krah për betejat për demokracinë, përfshirë edhe zgjedhjet e 2021-it”, deklaroi Basha.

Ai thekson se tërheqja e tij nga syri i publikut i ka shërbyer për t’i njohur më mirë problemet e qytetarëve.

“Dhe ndonëse për të mos influencuar rrjedhën e ngjarjeve, kam preferuar që të qëndroj larg syrit të publikut, kjo nuk do të thotë që jam stakuar nga interesi politik. Kjo tërheqje më ka shërbyer për të parë dhe te vetja ime dhe për të parë se sa kohë dhe energji i kam dedikuar dhe unë luftës me njëri-tjetrin dhe sa kohë i dedikojmë halleve dhe problemeve të njerëzve. Kam dalë në një konkluzion të thjeshtë: raporti duhet përmbysur. Duhet gjithë vëmendjen tonë ta çojmë te hallet e njerëzve”, u shpreh Basha.

Ish-kreu i PD-së nuk i kurseu ironitë për fushatën e mazhorancës para 14 majit. “Gjithçka është e qëllimshme për t’i ikur përgjegjësisë. Çfarë mund të diskutosh me dikë që këndon tallava? Pyetja që shtrohet pas kambanës së alarmit në 14 maj, do vazhdojmë të shohim teatrin politik, apo do ti kthejmë sytë në 70% të njerëzve që e ndjejnë veten të përjashtuar. Unë dua të më besoni që jam serioz të këtë platformë”, deklaroi Lulzim Bash

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular