BallinaAktualitetYje të pashuar të lirisë-binjakë të historisë-vërsnikë të amshimit. Kurbanë të Lirisë...

Yje të pashuar të lirisë-binjakë të historisë-vërsnikë të amshimit. Kurbanë të Lirisë së Kosovës, Luginës së Preshevës dhe Iliridës

Nga Azgan Haklaj
Yje të pashuar të lirisë-binjakë të historisë-vërsnikë të amshimit.
Kurbanë të Lirisë së Kosovës, Luginës së Preshevës dhe Iliridës.
Misionarë të ëndrrës nacionale-apostuj të shtetit komb panshqiptar.
Tigri i maleve- rrufe e qiellit.
Akili i kohërave moderne.
“Deshmor ose jo, si të duani më quani, por amanetin për lirinë vëllezër t’ma ruani”, Fadil Nimani “Komandant Tigri”.
Në peligrinazhin patriotik, dosjer sëfundmi u ndala tek Besëlidhja e Junikut, mbledhur me dt 21-25 maj të vitit 1912-të.
Ky Kuvend i madh panshqiptar mori vendime shumë të rendësishme, hartoj programin politik, platformën për organizimin e kryengritjes së përgjithshme e strategjinë për realizimin e saj, me betimin solemn:
“Liri a vdekje”
“Bajmë be me besë burrash se kemi me ba fli gjithçka.
N’koftë nevoja edhe femijët tanë me duart tona kemi me i ba kurbanë për liri”
Patriotët shqiptarë nga të katër anët e Atdheut u mobilizuan dhe organizuan kryengritjen e përgjithshme.
Mijëra kryengritës të udhëhequr nga prijësit shqiptarë Hasan Prishtina, Isa Boletini, Bajram Curri hyjnë ngadhnjimtarë në Shkup në gusht të vitit 1912-të dhe e çliruan nga pushtuesit otomanë.
Në kryeqytetin e dardanëve në tetor të vitit 1912-të, në Kuvendin e Shkupit, truri i levizjes kombëtare, konstruktori i shtetit komb panshqiptar Hasan Prishtina shpalosi 14-të pikat e programit politik.
Lejtmotivi i këtij programi ishte bashkimi i katër vilajeteve në një vilajet të vetëm me kryeqytet Shkupin.
Kjo kryengritje e përgjithshme u konkretizua me shpalljen e pavarësisë në Vlorë dhe ngritjen e flamurit nga Plaku i Vlorës Ismail Qemali.
Konferenca e Ambasadorëve në Londër çertifikoj Shqipërinë Londineze.
Shqiptarët mbetën përsëri të ndarë.
Trojet arbërore u kthyen në sheshe betejash në luftërat ballkanike e luftërat botërore.
Lakmitarët shekullorë u turrën si hienat për të shqyer çfarë të mundin nga trungu shqiptar.
Ashtu si spata e Berlinit, gijotina e Londres edhe heshtat e Versajës dhe dhëmbët e helmtë të Jaltës kafshuan pamëshirshëm trupin e Shqipërisë.
Edhe pse besuan fort për realizimin e ëndrrës nacionale pas Luftës së Dytë Botërore, sepse ishin të rreshtuar me fituesit e kesaj lufte shqiptarët mbetën përsëri të ndarë.
Ata u çliruan nga fashizmi, por ranë nën kthetrat e komunizmit.
Kosova, trojet shqiptare të Iliridës, Lugina e Preshevës, apo Kosova lindore, ashtu siç kishin provuar regjimet gjakatare të perandorive barbare të zhupanëve të Serbisë, të mbretërisë së dhunshme serbo- kroato -sllovene të krijuar në Konferencën e Versajës iu desh të provojnë edhe dhunën e regjimeve gjakatare te Jugosllavisë Titiste të Konferencës së Jaltës dhe Serbisë së Millosheviçit.
E gjithë Kosova, por në veçanti Rrafshi i Dukagjinit u shqua në dekada për qendresën titanike për mbijetesë.
Në fund të mileniumit të dytë lindi shpresa e madhe UÇK-ja e lavdishme.
Sot në ditëlindjen e Kuvendit të Junikut, të shpalljes së vendimeve historike të tij, në përvjetorin e renies së tyre në fushën e nderit do të flas për dy misionarë, dy persenofikime të qëndresës për liri, dy simbole, dy ikona të shqiptarizmit, dy portrete të shendritshme të historisë kombëtare, dy binjakë të historisë, dy versnikë të Idealit Kombëtar e të amëshimit Fadil Nimani “Komandant Tigri”, “Rrufeja” dhe Ridvan Qazimi “Komandant Lleshi”.
Krejt natyrshëm për shkak të lidhjes organike me këtë binom të lirisë, kontributit të tij për finalizimin e ëndrrës nacionale objekt i këtij shkrimi bëhet edhe Ismet Jashari “Komandant Kumanova”.
Më sipër theksova se Malësia e Gjakovës, Rrafshi i Dukagjinit në shekuj është shquar për qëndresën heroike në përballjen me pushtuesit e huaj.
Kjo tokë e bekuar lindi trima të shquar që kontribuan deri në sakrificën sublime, të dhenies së jetës së tyre, por dhe sakrifikimit të familjes së vet për çlirim kombëtar.
Në këtë përvjetor të tij sot do të përpiqem, përtej surrealizmit, hiperbolizimit, larg sentimentalizmit për shkak të miqësisë me të, por me realizëm, natyrisht me dhimbje, por me krenari do të përshkruaj portretin e Fadil Nimanit, do të flas për kontributin e tij për çlirimin e Kosovës, çlirimin e trojeve shqiptare, ëndrrën e tij për bashkimin kombëtar dhe krijimin e shtetit komb.
Komandant Tigri lindi në Gërgoc të Dushkajës së Gjakovës.
Ky fshat tre herë është shpërngulur dhunshëm nga pushtuesit e ndryshëm por përsëri është populluar.
Është i shquar në rezistencën për mbijetesë dhe për çlirimin kombëtar.
Të parët e Fadil Nimanit qëndruan të pamposhtur e të paepur dhe kurrë nuk iu nënshtruan regjimeve sllave, por i kundërshtuan me forcë, si gjatë Luftës së Dytë Botërore ashtu edhe pas saj.
Më vonë ata u rreshtuan në rradhët e patriotëve e nacionalistëve shqiptar për të mbajtur të pashuar kauzën kombëtare e gjallë shpresën e besimin për realizimin e saj.
Fazli Met Nimani sëbashku me vellanë e tij Kamberin u arrestuan nga gestapoja e Rankoviçit e u derguan në burgun e Goliotokut ku u dënuan me vdejke.
Në këtë shtepi lindi, u rrit, u edukua e u brumos me ndjenjën e lartë të atdhedashurisë, u ushqye me ëndrrën nacionale dhe iu ndez në gji qysh herët zjarri i lirisë, Akilit të kohërave moderne, Fadil Nimanit.
Qysh fëmijë demostroj aftësi të rralla e inteligjencë të jashtëzakonshme.
U brumos me Eposin e Kreshikëve, Epokën e Lavdishme të Gjergj Kastriotit, Epopenë e ndritur të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Kuvendin e Junikut, vendimet historike të tij, shpalljen e pavarësisë në Vlorë, mësoj shpejt padrejtësitë historike ndaj shqiptarëve të kongreseve, konferencave, marrëveshjeve të fshehta dhe të hapura të perandorive botërore të kohërave në kurriz të tyre.
U arsimua, u edukua, u diploma në Gjakovë.
Gjatë rrugëtimit të tij arsimor mori dy vite mesime ushtarake, por ai gjatë gjatë kohës do të deshmonte se ishte ushtarak i lindur.
Sapo erdhi momenti i krijimit të bërthamave të UÇK-së u rreshtua menjëherë në rradhet e saj, që në gusht të vitit 1996-të, me nofkën ‘Drini” ku u shqua për aftësi të rralla, pregatitje të lartë ushtarake, trimeri të jashtëzakonshme në aksionet guerilase të saj duke i shkaktuar pushtuesit deme të mëdha e duke e çoroditur atë, pasi e godisnin ku ai nuk e priste.
Ai ishte i bindur se vetëm me grykën e pushkës mund të vinte liria.
Në portretin e tij universal ishin të mshiruara e të gershetuara, në harmoni të plotë, trimëria, inteligjenca, forca fizike, fuqia intelektuale, lartësia e pregatitjes ushtarake dhe psikologjike, karakteri i pathyeshëm, i shpejtë si rrufeja, i lehtë si era, i fortë si shkëmbi.
Këto cilësi të tij bindën shpejt Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së që menjëherë ta emërojë komandant të Njesitit “Tigrat”, i cili operonte në rajonin e Dushkajës.
Epopetë legjendare të Jasharajve dhe Haradinajve e gjejnë tek Njesiti “Tigrat”
Fillimi i luftës frontale në vitin 1998-të kërkonte me ngut furrnizimin me armë të luftëtarëve të lirisë, çka e detyronte Fadilin për ta thyer kufirin shpesh për tu sjellë armë shokëve.
Ai ishte i kudo ndodhur, sa në Kosovë, sa në Shqipëri.
Në vitin 1998-të Zona Operative e Dukagjinit që drejtohej nga Kalorësi i Lirisë Ramush Haradinaj e emëroj Komandant të Policisë Ushtarake.
Në këtë kohë ai drejtonte Batalionin Rrufeja dhe pregatiste ushtarët e UÇK-së në Dobrej të Tropojës, për betejat me bajlozët e Serbisë.
Komandant “Drini”, “Tigri”, “Rrufeja” ka kontribut të jashtëzakonshëm për çlirimin e Kosovës martire e lirinë dardane.
Pas çlirimit të Kosovës u rreshtua në TMK por ndihej i brengosur se nuk kishte përmbushur betimin ndaj Flamurit Kuqezi.
Ai e ndiente dhe e vuante në shpirt dhe në zemer dhe e shprehte dhimbjen për dhunën barbare që ushtronte makineria ushtarake sllave mbi shqiptarët e Luginës së Preshevës.
Nën thundrën sllavo- maqedonase është Ilirida shprehej me dhimbje Fadili atëkohë.
Ua kemi borxh jetën shokëve të atyre anëve që ranë për çlirimin e Kosovës deklaronte ai, koshient se do ta jepte edhe jetën e vet për çlirimin e trojeve shqiptare që mbetën akoma të pushtuara, ashtu siç e dhanë shokët e tij për Kosovën.
Sapo u shpall UÇPMB-ja me dt 26 janar të vitit 2000 u angazhua menjëherë në mbeshtetje të saj.
Por sapo shpërtheu konflikti në Maqedoni nuk duroj dot më, zhveshi shpejt rrobat e TMK-së dhe u rreshtua si ushtar i thjeshtë në Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare në Iliridë.
Menjëherë pas demostrimit dimensional të aftësive të tij u emërua Komandant i brigadës 113-të Ismet Jashari Komandant “Kumanova” dhe Komandant i Njesitit “Skenderbeu” nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.
Ismet Jashari ishte nga Likova, fshati Orizare dhe kishte rënë në gusht të vitit 1998-të në betejat e UÇK-së për çlirimin e Kosovës.
Me dt 25 maj të vitit 2001 fshati Vaksincë në Likovë, Kumanovë ishte rrethuar nga trupa të shumta sllavo -maqedonëse.
Sapo mori njoftimin Tigri i maleve niset si rrufeja e qiellit, sëbashku me Njësitin e tij “Skënderbeu”.
U zhvilluan luftime të ashpra për disa orë.
Furia e sulmeve të tij dermuese u shkaktoj humbje të mëdha armikut, duke u ngjallur frikë dhe panik dhe i detyroj oficerët elitë komandantë të Njësitit “Ujqit” të dezertonin.
Me topin e tij të dorës shkatërroj dy tanke maqedonase në fushëbetejë.
Papritmas u qellua për vdekje nga një predhë tanku.
Kështu u shua jeta e Tigrit të maleve, Rrufesë së qiejve.
Ai ra në Likovën e Ismet Jasharit.
Ismet Jashari ishte rreshtuar në UÇK- në e lavdishme që në vitin 1998-të.
A vraponte si maratonomak në Likoc, Drenoc, Lladroc’, Kleçkë, Qafë Dule, Jezerc përmes flakëve të barotit.
Me dt 25 gusht të vitit 1998-të në një betejë të UÇK-së me forcat slave- serbe ballë për ballë ra në fushën e nderit për tu prehur në amshim, në Altarin e Lirisë.
Në gushtin e vitit 2009 është shpallur “Hero i Kosovës”.
Fadil Nimani ra në Likovën e Ismet Jasharit, Komandant Kumanovës për të mbetur flakadan i pashuar i lirisë, burim frymëzimi për brezat që vijnë për përmbushjen e ëndrrës nacionale, çlirimin e trojeve shqiptare, bashkimin e tyre e finalizimin e Shtetit Komb Panshqiptar.
Vepra e tij e pavdekshme si misionar i kombit dhe amaneti i tij është gdhendur në këngën e interpretuar me mjeshtëri nga kollosi Ilir Shaqiri:
“Nga Gërgoci del një djalë
Para tij përkulet mali
Zjarr ka n’zemër nuk ka fjalë
Tigri vet’ Fadil Nimani
E ngjyn’ penën n’gjak të plagës
Amanetin len mbi borë
Se lira n’gjuh’ të flakës
E shton shtatin me deshmor’
Deshmor ose jo si të duani më quani
Por amanetin për lirin’ vllezër t’ma ruani”
Apo vargjet lapidare të këngës së Hysni Kelmendit:
“Që nga djepi e gjer tek pushka
Atdheu shpirtin ma rrembeu
Diell’ ndriçon nëpër kulla
Agroni, Pirroja, Skënderbeu
Nga Tropoja gjer n’Likovë
Tiger malesh thonë për ty
Dy ushtri një ideal
Zemra e tyre ishe ti”.
Deshmorëve të Gërgocit, Selim Salihu, Muhamet Alia, Xheladin Salihu, Taf’ Nimani, të cilët ranë për çlirimin e Kosovës iu shtua dhe Tigri që ra në Iliridë.
Fadil Nimani ra me dt 25 maj të vitit 2001, në të njëjtën ditë që Lugina e Preshevës, por dhe qindra atdhetarë nga të gjitha trojet shqiptare po përcillnin për në banesën e fundit strategun e luftës, arkitektin e paqes, artistin e shquar, sportistin e talentuar, filantropin e madh, studentin e shkelqyer të Universitetit të Prishtinës, interlekutorin e besuar të institucioneve ndërkombëtare, simbolin e lirisë së Luginës së Preshevës, presenofikimin e ngritjes së flamurit Kuqezi, në Tërnoc, në natën e vitit të ri, me dt 31 dhjetor të vitit 2000, Ridvan Qazimin “Komandant Lleshi”.
Ai ishte vrarë një ditë më parë.
“Plumbat janë për trimat.
Misioni i UÇPMB-së është liri a vdekje deri në fitore.
Në paqe rreziku është më i madh se në luftë sepse serbëve nuk u zihet besë se nuk kanë besë”.
Keto janë fjalët e Ridvan Qazimit, “Komandant Lleshit”, katër ditë pas nënshkrimit të paqes së Konçulit, vetëm pak orë para atentatit vdekjeprurës të organizuar nga forcat snajperiste sllovo- serbe, te gurt’ e Bujve, në kodrat e Tërnocit.
Ndodhi shumë shpejt ajo që kishte parashikuar Komandant Lleshi.
Koha i vertetoj fjalët e tij.
Gjatë betejave të UÇPMB-së me ushtritë sllavo- serbe u vranë 28-të heronj, ndêrsa pas lufte u vranë 30-të shqiptarë, mes të cilëve edhe deputeti, inxhinieri, filantropi, biznesmeni Isuf Azizi.
Për këto vrasje askush nuk ka mbajtur përgjegjesi deri më sot.
Me vrasjen me pusi të Ridvan Qazimit barbarët sllavo- serbë, vranë paqen e arritur me investim ndërkombëtar.
Me këtë veprim gjakatar ata mbyllen kapitullin e paqes dhe e rihapen kapitullin e vjetër të luftës ndaj shqiptarëve për të zbatuar platformën e hershme e skenarët ogurzi të shpërnguljes me dhunë nga trojet e tyre.
Falë qendresës së bijëve dhe bijëve të Luginës së Preshevës ende ruhet qenësia kombëtare.
Ridvan Qazimi është burim frymëzimi për qendresë.
Vepra e tij është përjetësuar në pavdekësi.
Ajo është skalitur në këngën e Ilir Shaqirit:
“N’kamb’ Preshevë se s’ka me prit’
Se ka ardh’ e mbramja dit’
Jemi shkep’ si lis prej guri
Po na ndajn’ prej flamuri
Pasha plisin tand të bardh’
Pasha gjakun ton’ shqiptar
Qiell e tok bashk’ i plagojm’
Gjallë Preshevën nuk e lshojm’
O me mbet si zog n’shkretin
O me u lidh me shqiptarin’, apo në këngën e Violeta Kukajt:
“Mu në ball’ Komandant Lleshi
Ligjeron me fjal’ t’urtis’
K’tu i thon’ Kosovë Lindore
Duam hisen e liris’
N’gurt e Bujve ku vlon gjaku
Dielli i majit bëhet hije
Komandanti pran’ çdo pragu
Bëhet lule e frym’ lirie.
Nga çdo zemër del një shqipe
Albulenë’ e Liridon krahët hapin si rreze drite”.
Me dt 13-të -14-të maj të vitit 2011-të me rastin e 10-vjetorit të renies së deshmorëve të Preshevës Komuna Preshevë organizoj festivalin e parë “Kënga dhe vallja shqipe na bashkon”.
Ky festival u organizua nën patronatin e kryetarit të Komunës Ragmi Mustafa, sot Kryetar i Këshillit Organizativ Shqiptar në Luginën e Preshevës.
Kontrubut të madh për suksesin e ketij festivalin dha Unioni Artistik i Kombit Shqiptar “Kalorës i Urdhrit të Skenderbeut”.
Simbolikë e tij ishte pjesëmarrja e Ansamblit Krahu i Shqiponjës i Çamërisë për të dhënë mesazhin e qartë se Presheva dhe Çamëria janë degë të thyera por jo të thara të trungut shqiptar.
Në Akademinë perkujtimore organizuar në Prishtinë me rastin e 10-vjetorit të renies së Komandant Lleshit Unioni Artistik i Kombit Shqiptar e nderoj me Titullin:
“Misionar i Kombit”, për kontrubutin e tij shumëdimensional për çështjen kombëtare.
Për fjalën time përshëndetëse në Preshevë rusët, serbët, sllavët bënë notë proteste.
Jeta e deshmorëve të Atdheut që e deshën lirinë më shumë se jetën, Atdheun më shumë se vehten u shua, por vepra e tyre shendrit si rrezja e Diellit dhe e Hënës.
Sot mbarë shqiptaria i nderon me pietet e përkulet me respekt tek varret e tyre dhe para shtatoreve madhështore që simbolizojnë pavdekësinë e veprës së misionarëve të Kombit.
Lavdi deshmorëve të Kombit.
I përjetshëm qoftë kujtimi i tyre.
Lavdi!
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular