BallinaKryesoreBasha: Sot është e qartë se vendimi i 9 shtatorit ka qëne...

Basha: Sot është e qartë se vendimi i 9 shtatorit ka qëne i drejt. Pa mbeshtetjen e SHBA, Britanise dhe BE PD nuk vjen në pushtet

Basha: Sot është e qarte se vendimi i 9 shtatorit ka qëne i drejt. Pa mbeshtetjen e SHBA, Britanise dhe BE PD nuk vjen nw pushtet.

I pyetur se çfarë do bënte ndryshe në qëndrimin ndaj Sali Berishës, Basha tha se është penduar që i dha kohës atij që të reflektonte dhe të merrte vetë vendimin për të mos dëmtuar intetrsin e demokratëve.

Ish-kreu i demokratëve tha se duhej ta kishte larguar menjëherë nga grupi parlamentar i PD-së sapo u shpall non grata nga SHBA për të ruajtuar të njejtin standart që ua kemi kerkuar kundërshtarëve tanë

“Nuk duhet të kisha humbur kaq shumë kohë për tu përpjekur për ta bind që të merrte vendimin e duhur. E kam kuptuar sidomos gjatë këtij viti, ai s’ka pas mend ta bënte këtë. Ne vendosëm një standard, për Tom Doshin, Vangjush Dakon, për non grata e tjerë dhe në rastin kur ndodhi në shpinë tonë, unë nuk u nguta të thoja i njëjti standard, siç duhej të thoja. U ulëm dhe i thash nuk mundet që ketë çeshtje ta kthejë në problem të PD. të marrë me vete PD. Reagimi i tij ishte që s’do ta përfshinte PD në këtë proces, por bëri të kundërtën dheja ku jemi. Ku është PD, ku janë demokratët dhe ku është ai gjatë këtij harku kohor, me vonë u shpall non grata dhe nga Britania e madhe. Pertej harkut kohore maj, qershore, korrik, gusht vendimi do te ishte ai, vendimin duhet ta nerrte ai se ai ishte Vendimi i drejtë për demokratët dhe PD, si mund të jetë PD nëse e humb aleancën me Perëndimin. S’mund të vijë në pushtet, smund të mbijetojë ose të ketë sukses pa një aleancë me SHBA, Britaninë e Madhe, Bashkimin Europian. Nuk mebdoj ka nevoj te zgjatem te kjo pike sepse po e shikoni ku na çoj rruga tjeter. Tani ka ardhur koha ti hapim syte te gjithl, sepse Interesi personal nuk mund të kthehet në pengesë për të gjithë demokratët dhe shqiptarët që duan ndryshimin”,-tha Basha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular