BallinaPolitike"A duhet të bëjë hapa pas Berisha?", Jorida Tabaku nuk ka një...

“A duhet të bëjë hapa pas Berisha?”, Jorida Tabaku nuk ka një përgjigje!

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka folur për situatën e brendshme politike në PD.

E pyetur se a duhet të bëjë hapa pas Sali Berisha, Tabaku e ka shmangur një përgjigje të drejpërdrejtë të pyetjes duke e përgjithësuar me situatën.

Tabaku tha se nëse Partia Demokratike do të vijojë me të njëjtën situatë opozita do të humbë shumë kohë dhe kjo do ta dëmtonte jashtëzakonisht shumë.

Deputetja demokrate tha se është duke u konsultuar me të gjitha palët mbi propozimin për të marrë postin e kryetares së partisë, pasi duhet një zgjidhje që e zgjeron PD-në dhe jo që e zvogëlon. Tabaku tha se nga fundi i javës tjetër do të komunikojë dhe vendimin e saj mbi këtë çështje.

Pjesë nga biseda në studio:

Rishfaqja e Bashës?

Jorida Tabaku: Diskutimi i bën vetëm mirë PD. Unë theksoj se në duhet  të merremi me shqetësimet e njerëzve, për korrupsionin, për largimin e të rinjve. Ne duhet të zgjidhim problemet tona fillimisht. Besoj që opozita ndodhet në një situatë të vështirë dhe duhet të jemi sa më përbashkues.

A duhet të bëjë hap pas Berisha?

Jorida Tabaku: Besoj që rezultatet duhet të jenë një tregues që PD duhet të reflektojë dhe patjetër të ndryshojë. Pra gjërat për një vit e gjysmë nuk kanë shkuar mirë, dhe kjo duhet të ndryshojë.

Pas dorëheqjes së Alibeaj, Bardhi ka kërkuar të jeni ju kryetare e PD. Ju nuk jeni shprehur. Do ta pranoni?

Jorida Tabaku: Në PD i kam fituar gjërat, kam ecur ngadalë në karrierë, nuk kam bërë lëvizje stratosferike, po përpiqem të dëgjoj të gjitha palët. Nuk ka rëndësi pozicioni i askujt prej nesh, duhet një zgjidhje që e zgjeron PD, jo që e zvogëlon. Kemi pasur një mbledhje javën e kaluar me grupin dhe jemi ndarë shqetësimet kush është më e mira për PD. Kemi provuar shumë gjëra që nuk kanë funksionuar, mbase nuk duhet të nxitohemi të fusim partinë nga një betejë në tjetrën. Në fund të javës tjetër mbase do të kemi një vendim të konsultuar. Jemi duke u konsultuar, mund  të kemi në fund të javës tjetër zyrtarizim të qëndrimit zyrtar në lidhje me këtë çështje.

Si i përgjigjeni atyre që ju kërkojnë ju në krye të partisë?

Jorida Tabaku: Duhet të lëvizim nga qasja e individit dhe duhet një vendimmarrje më e gjerë. Nëse nxitohemi tani, e humbim mundësinë e bashkimit të demokratëve në bazë, kjo është ajo që i referohem kur them partia duhet të bashkohet.

Dorëheqja e Alibeajt. Si e patë?

Jorida Tabaku: Nuk e prisja. E kam vlerësuar se ka mbajtur një peshë të vështirë dhe ka qenë edhe pre e sulmeve të padrejta.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular