Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ndodhet në Angli pranë familjes së tij.
Kështu ka deklaruar ditën e sotme avokati i tij Henrik Ligori. Ai ka theksuar për gazetarët se Ahmetaj është vendosur pranë vajzës së tij.
“Zoti Ahmetaj ndodhet pranë familjes së tij, pranë vajzës së tij në Angli. Do të vijë në Shqipëri kur të ketë liri”, deklaroi avokati.
Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot me 117 vota pro dhe tre abstenim kërkesën e SPAK për arrestimin e Ahmetajt.