EMRI/Një tjetër kryebashkiak drejt burgut! Kush është zyrtarja socialiste që ndodhet nën “lupën” e SPAK

0
991

Fran Tuci u bë zyrtari i rradhës nga Partia Socialiste që përfundoi pas hekurave nën akuzë për shpërdorim detyre, duke iu bashkuar Safet Gjicit, megjithatë duket se nuk do të jetë i fundit.

Kryebashkiakia e Roskovecit, Majlinda Bufi mund t’i shtohet kësaj liste, pasi ndaj saj ka një kallëzim në Prokurorinë e Posaçme.

Kallëzimi është bërë pas publikimit të një videoje në një emision investigativ pak muaj më parë, ku kryebashkiakja shihej teksa i bënte presion me shkarkim nga puna një sanitareje për arsyen se kishte marrë pjesë në një miting të opozitës.

Në media është publikuar një dokument që mban firmën e kreut të SPAK Altin Dumani dhe prokurorit Klodian Braho, ku kërkojnë nga televizioni ku është publikuar emisioni në fjalë, pamjet e transmetuara në 5 Maj. Një muaj më pas, në SPAK u paraqitur për të dëshmuar punonjësja e kërcënuar nga Majlinda Bufi.

Një tjetër kryebashkiak drejt burgut! Kush është zyrtarja