Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka reaguar sërish në lidhje me tensionet në Veri të Kosovës, ku shprehet se qeveria e tij është duke u përgatitur për takimet e “vështira” që e presin në javët në vijim.
Vuçiç shprehet se Serbia po vazhdon me planet e reja për të mbrojtur popullin e saj në Veri.
“Na presim takime të vështira në javët në vijim. Jemi duke vazhduar punën në plane të reja për zhvillimin e vendit dhe mbrojtjen e popullit serb në Kosovë”, tha ai, citon Telegraf.
Kujtojmë se tensionet nisën më 26 maj, kur kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri, nën asistimin e Policisë së Kosovës, hynë në ndërtesat komunale mes kundërshtimeve të serbëve lokalë.
Tensionet kulmuan më 29 maj, kur në Zveçan, protestuesit serbë u përleshën me pjesëtarët e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR.
Nga përleshjet janë lënduar dhjetëra persona nga të dyja palët.